Flash

Durrës/ Kishin kthyer shtëpinë me qira ne ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 kinezet

Lapsi.al 22 September 2025
Durrës/ Kishin kthyer shtëpinë me qira ne ‘fole’

Tre shtetase kineze kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se këto shtetase kishin kthyer një banesë të marrë me qira në ‘fole’ prostitucioni.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet pas 3 javësh hetime e metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Space”.

Vihen në pranga 3 shtetase kineze që kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion.

Procedohen penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”. Si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, për një periudhë trejavore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Space”.

Në kuadër të këtij operacion u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset kineze:

-M. Y., 41 vjeçe, J. B., 43 vjeçe dhe L. H., 47 vjeçe.

 

 

-Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit A. Gj., O. Ll., V. N., A. K. dhe A. G.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 3 shtetaset kineze kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Gjatë kontrollit në ambientet e apartamentit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 pasaportat e shtetaseve kineze, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 8 celularë dhe 11 karta të bankave të Republikës së Kinës dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjatë me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa në shtrirjen lin...

07:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI