Flash

Ndiqeni LIVE/ 200 mijë njerëz në funeralin e Charlie Kirk, i pranishëm edhe Trump

Lapsi.al 21 September 2025
Ndiqeni LIVE/ 200 mijë njerëz në funeralin e Charlie Kirk, i

Dhjetëra mijëra njerëz po mblidhen në Arizona të SHBA-ve për një ceremoni përkujtimore në nder të aktivistit konservator Charlie Kirk. Të pranishëm do të jenë edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe zv.Presidenti JD Vance të cilët do të flasin në këtë aktivitet. Të pranishëm do të jenë edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarin e Shëndetësisë Robert F Kennedy Jr.

Në ceremoni policia tha se mund të marrin pjesë më shumë se 200 000 njerëz. Autoritetet kanë rritur sigurinë në të njëjtin nivel me mbajtjen e “Super Bowl”.

Ceremoni të tilla nuk u kanë shpëtuar as kritikave. "Mendoj se ky është thjesht modeli tipik autoritar. Ata po marrin një krim të tmerrshëm, vrasjen e tmerrshme të Charlie Kirk, dhe po përpiqen ta përdorin atë për të sulmuar kundërshtarët e tyre politikë" – deklaroi ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton.

Në kohë si këto, "udhëheqësit duhet të përpiqen të bashkojnë njerëzit, por në vend të kësaj po shohim përçarje më të mëdha", tha demokratja, duke e quajtur pezullimin e shfaqjes së Kimmel "një shembull shumë të qartë" të censurës shtetërore.

Në krahun tjetër Trump ka bërë akuza për demokratët. "Është e tmerrshme" që 58 ligjvënës demokratë votuan kundër rezolutës së Dhomës së Përfaqësuesve që nderonte Charlie Kirk” – u shpreh kreu i shtëpisë së Bardhë duke i quajtur liberalët "të pabalancuar dhe të sëmurë".

Vrasja e Kirk - një figurë shumë polarizuese - e ka futur SHBA-në në një udhëkryq të rrezikshëm, shkruan korrespondentja e BBC, Katty Kay. Kirk u qëllua dhe u vra ndërsa fliste në një aktivitet universitar në Utah më 10 shtator. Tyler Robinson, 22 vjeç, është arrestuar për vrasjen e tij. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI