Flash

Fundjavë ideale për plazh, çfarë ndodh me motin në fundjavë

Lapsi.al 20 September 2025
Fundjavë ideale për plazh, çfarë ndodh me motin në

Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në të gjithë vendin. Orët e mesditës dhe pasditja do të sjellin vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Ndërsa përgjatë vijës bregdetare si edhe në shumë qytete të zonës së ulët do të ketë temperatura të mesatare dhe lagështirë të lartë në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet më shumë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 5 km/h duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI