Flash

Dorëheqja e kryebashkiakut të Vlorës/ Çuçi mbledhje me këshilltarët për pasuesin

Lapsi.al 20 September 2025
Dorëheqja e kryebashkiakut të Vlorës/ Çuçi mbledhje

I deleguari politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Bledi Çuçi ka bërë një mbledhje ditën e sotme për të diskutuar mbi një emër pasues i Ermal Dredhës si kryebashkiak. Çuçi kërkoi nga këshilltarët që të dalin me një emër deri në ditën e hënë.

Por po ashtu Çuçi ka deklaruar se emri më i përshtatshëm për të pasuar Dredhën është Elis Halili. Ndërsa këshilltarët nuk e kanë pritur mirë këtë, me pretendimin se Halilin nuk e njohin mirë.

Në mbledhje mori pjesë edhe vetë Ermal Dredha, i cili shprehu keqardhjen për lënien e mandatit në mes.

“Mund të kishim bërë edhe më shumë, por kemi bërë më të mirën për qytetin”, tha Dredha.

Të këshilluara

Franca rihap zyrtarisht kullat e Notre Dame

Presidenti francez Emmanuel Macron u ngjit shkallëve të kambanores së Notre-Dame de Paris për të inauguruar zyrtarisht rihapjen e kullave veriore dhe jugore të ...

11:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI