Flash

Aksident në aksin Shkodër-Han i Hotit, humbin jetën babë e bir

Lapsi.al 20 September 2025
Aksident në aksin Shkodër-Han i Hotit, humbin jetën babë e

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë dy viktima ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër–Han i Hotit. Automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me një shtyllë metalike në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës, 18:20, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje Valentin Bluda dhe babai i tij, Nikollë Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak. Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 34- vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi Valentin Bluda dhe babai i tij, shtetasi Nikollë Bluda, 76 vjeç, pasagjer në automjet', njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI