Flash

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Lapsi.al 19 September 2025
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë

Pushimet e një cifti holandez ne Shqiperi nuk shkuan ashtu sic ata i kishin enderruar. Një aksident ndryshoi tërësisht planet dhe i përballi me një keqtrajtim në institucionet e shtetit shqiptar. Për mediat holandeze Perry Beenen rrëfen se si e mbajtën në burg për 6 ditë pas aksidentit dhe vetëm duke paguar 12 mijë euro e liruan. Ndonëse nuk e përmend qytetin ku ndodhi ngjarja, mendohet se është në Sarandë nisur nga rrëfimi i tij në media. Më poshtë pjesë nga shkrimi i botuar në gazetën holandeze me titullin “Pushimet e ëndrrave në Shqipëri u kthyen në makth – Perry (53) përfundon në burg "

Perry Beenen dhe familja e tij mezi prisnin pushimet në Shqipëri. Muajin e kaluar erdhi momenti për familjen nga Veldhoveni. Ata morën me qira një makinë me të cilën donin të eksploronin vendin që po ngrihej si destinacion turistik. Por pas një aksidenti, pushimet e tyre u shndërruan në makth. Ministria e Punëve të Jashtme dhe vende të tjera evropiane kanë marrë muajt e fundit njoftime për arrestime pas aksidenteve rrugore në Shqipëri. Kohët e fundit, Ministria e Jashtme ka nisur t’i paralajmërojë në mënyrë eksplicite shtetasit holandezë për këtë. Po ashtu, rrugët në vend janë në gjendje të keqe dhe ka sjellje agresive në drejtim.

Perry Beenen nga Veldhoveni mund të dëshmojë për këtë. Muajin e kaluar ai ishte me familjen e tij dhe një familje tjetër për pushime në vendin e Evropës Juglindore. Java e parë e udhëtimit të tyre ishte e mbushur me diell, plazh dhe kulturë. Me makinën me qira ata përshkuan vendin. Më 6 gusht udhëtuan drejt një qyteti me rreth 30.000 banorë në jug të Shqipërisë, ku kishin rezervuar një hotel. Sapo mbërritën, gjithçka shkoi keq. Perry po largohej me makinë nga hoteli drejt një parkimi, kur papritur u godit fuqishëm nga ana anësore. Airbagët dolën dhe xhamat shpërthyen nga goditja e fortë. I tronditur dhe i mbushur me adrenalinë, Perry zbriti nga makina. Shumë shpejt në vendngjarje mbërritën policët. Por përfundimi i aksidentit ishte shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar në Holandë, sipas Perry-t. “Në Holandë mbush një formular dëmi. Por unë nuk e pashë një gjë të tillë. Policia bënte vazhdimisht të njëjtat pyetje dhe unë u detyrova t’i tregoja tre herë dokumentet e makinës. Gjithçka ishte shumë kaotike.” Pasi autoambulanca mori makinën, Perry dhe gruaja e tij Annelies u shoqëruan me makinë policie në komisariat. “Na u tha se ishte thjesht një formalitet.” Por nuk doli të ishte kështu. Perry u akuzua, dhe tashmë e di përmendësh edhe numrin e nenit në Kodin Penal, për shkak se kishte shkaktuar një aksident ku ishte plagosur një person.

Jo shumë më vonë, banori i Veldhovenit u dërgua në burg. “Pak para se të më fusnin në furgonin e të arrestuarve, munda ta shihja edhe një herë gruan time. Pastaj përfundon në një qeli që të duket sikur është nga vitet ’60. Të jepnin ato batanijet me qime që përdornim kur ishim fëmijë. Përveç kësaj, kishte vetëm një tualet të vogël dhe një lavaman. Madje kishte edhe mbetje jashtëqitjesh miu.” Perry nuk qëndroi i ndaluar për orë, por për gjashtë ditë. Ai kishte vetëm kontakt me avokatin e tij. Në fund u vendos që ai të lirohej me kusht. Gruaja e tij Annelies shkonte nga një bankomat tek tjetri dhe ecte rrugëve me pako parash në dorë. Në total u deshën 12.000 euro për ta nxjerrë Perry-n nga burgu. “Pastaj del jashtë dhe të gjithë janë aty. Qamë të gjithë bashkë para hyrjes së burgut.”

Perry dëshiron që me historinë e tij të paralajmërojë turistët e tjerë holandezë për Shqipërinë. “Mendohuni mirë para se të shkoni atje. Nuk është Bashkimi Evropian. Ligjet dhe rregullat janë ndryshe dhe ata mezi flasin anglisht. Unë nuk do të shkoj më kurrë atje.”

Të këshilluara

ILD sfidon Ramën për prokuroren Elsa Gjeli

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka marrë vendimin për të mos nisur hetimet lidhur me prokuroren Elsa Gjeli, pas sulmit ndaj saj të kryeministrit Edi Rama ...

16:11

Zjarr në fshatin Poro të Vlorës

Një vatër zjarri është shënuar pasditen e sotme në fshatin Poro, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre,...

20:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI