Flash

Diskutimet në mbledhjen e PD-së: Të mos përjashtojmë ngujimin apo grevën e urisë

Lapsi.al 19 September 2025
Diskutimet në mbledhjen e PD-së: Të mos përjashtojmë

Detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ditën e djeshme kanë dalë sot. Sipas gazetarit Osman Stafa, në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit të PD, Belind Këlliçi, Saimir Korreshi dhe Gjin Gjoni kanë hedhur idenë e radikalizmit të aksionit opozitar. Të dy këta deputetë kanë thënë nuk duhen përjashtuar as grevat e urisë, apo ngujimi në Parlament.

Belind Këlliçi:  Sigurisht që jemi përballë një momenti të vështirë. Është një akt i paprecedentë që Rama sot i hoqi të drejtën qytetarëve shqiptar të njihen me programin dhe mbi të gjitha me aferat korruptive dhe denoncimet e opozitës. Ky ishte një kurth i ngritur nga Rama, në të cilin ra opinioni publik, si edhe qytetarët. Ne duhet të nisim një aksion të fortë politik për të ndërgjegjësuar të gjithë qytetarët shqiptar, për qeverisjen aktuale, për faktin që është Rama ai që pengon debatin, pengon parlamentarizmin, pengon jetën normale në parlament. Arsyeja se pse ne kemi pranuar mandatet është pikërisht që ne të përdorim sallën e parlamentit për të folur në interes të qytetarëve dhe për hallet e tyre. Do duhet që të kemi një radikalizim të aksionit politik brenda parlamentit dhe jashtë pa përjashtuar këtu qoftë edhe grevën e urisë, apo ngujimin e deputetëve në parlament.

Gjin Gjoni: Unë jam për radikalizim të aksionit. Duhet të veprojmë në disa drejtime. Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normalitet me këtë qeveri.

Saimir Korreshi: Unë jam për radikalizim te aksionit tone. Jam per ngujim ne Kuvendin e Shqiperise. Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi. Njerëzit presin nga ne, nuk dalin më për ne.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI