Flash

Stefon Diggs reagon për shtatzëninë e Cardi B

Lapsi.al 18 September 2025
Stefon Diggs reagon për shtatzëninë e Cardi B

Stefon Diggs, ka folur për herë të parë për shtatzëninë e reperes Cardi B, lajm i zbuluar së fundmi nga vetë ajo në emisionin CBS Mornings.

Gjatë një interviste para stërvitjes, Diggs, 31 vjeç, u pyet për këtë lajm, por ai ishte i kujdesshëm:

“Epo, për jetën time personale? Të kam thënë, nuk flasim shumë për jetën time personale,” tha ai. “Por e dëgjova atë (Cardi).

Megjithatë, Diggs u shpreh pak më shumë në rrjetet sociale, duke komentuar në postimin e Cardi-t për përgatitjet e turneut të saj "Little Miss Drama". Ai shkroi: “Jam krenar për ty që po qëndron e përqendruar .”

Në një koment tjetër, ai tregoi dëshirën për gjininë e bebit: “100% djalë. Deri tani po mendoj emra spanjollë.”

Reperja Cardi B  zbuloi lajmin në intervistën e saj në CBS Mornings më 17 shtator, duke treguar se është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt dhe të parë me Diggs.

“Jam në pritje të një fëmije me të dashurin tim, Stefon Diggs,” tha Cardi B gjatë intervistës, duke shtuar se ndihet e lumtur dhe e fortë duke punuar për projektet e saj, ndërkohë që po krijon një jetë të re.

Cardi B është nënë e tre fëmijëve: Kulture Kiari, 7 vjeç, Wave Set, 4 vjeç, dhe vajzës së vogël Blossom Belle me  ish bashkëshortin e saj  Offset. Ndërsa Diggs është baba i vajzës 8-vjeçare Nova dhe, sipas një padie, ka sjellë në jetë edhe një vajzë tjetër më herët këtë vit me modelen Aileen Lopera.

Të këshilluara

Spice Girls drejt rikthimit? Reagon Mel B

Mel B, e njohur si “Scary Spice”, ka dhënë shpresa për një ribashkim të mundshëm të Spice Girls, në prag të 30-vjetorit të daljes së albumit të tyre debutues, “...

17:33

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI