Flash

Propozimi i nipit të mbretit për Theo Hernandez: “Nëse fiton, ky Rolex bëhet i yti”

Lapsi.al 18 September 2025
Propozimi i nipit të mbretit për Theo Hernandez: “Nëse
Theo Hernandez e ka nisur prej pak kohësh sezonin e tij në Arabinë Saudite me Al Hilal. Pas disa vitesh te Milan, mbrojtësi i majtë francez vendosi të ndryshojë rrënjësisht karrierën e tij duke nisur një aventurë të re larg Europës. Një zgjedhje të ngjashme këto sezone të fundit e kanë bërë edhe disa prej kolegëve të tij, top lojtarë në Europë, të cilët me miliona euro nga pagat kanë pranuar këtë ndryshim radikal. Shumë prej tyre në Arabi janë filmuar ndërsa marrin propozime më pak ose më shumë tërheqëse nga personazhe të njohur, sheikë dhe biznesmenë të pasur që rrotullohen rreth futbollit saudit. Pikërisht vetë Theo Hernandez ka përjetuar një eksperiencë të ngjashme, siç tregohet nga një video që u bë virale në rrjetet sociale. Mbrojtësi francez u filmua ndërsa në fund të një ndeshjeje ndalej nga dy burra që donin t’i bënin një propozim joshës. Njëri prej tyre është Ibrahim Al-Faryan, një gazetar i njohur në Arabinë Saudite me nofkën “Mbreti i flash”-eve, nëna e të cilit ishte Al-Jawhara bint Abdul Rahman Al-Murshid, motra e mbretit saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud. Theos iu propozua dhuratë një orë, një Rolex me vlerë, nëse do të mundte Al Ahli.

Lexo më tej: Theo Hernandez publikon foton me fanellën dedikuar Maldinit: goditje e re ndaj Milan

Episodi është edhe simpatik dhe tregon dy burrat që i afrohen francezit të bindur për atë propozim: “Nëse fitojmë kundër Al Ahli të dhuroj një orë blu. Por nëse humbasim, ma kthen shallin blu”. Gazetari në fakt ia kishte dhuruar Theo Hernandez shallin e Al Hilal, ndërsa burri në krah të tij i tregonte mbrojtësit orën që kishte në dorë, gati për t’ia dhuruar ish-lojtarit të Milan nëse skuadra e Simone Inzaghit do të arrinte të mposhtte Al Ahlin. Theo nuk mendoi dy herë: “Në rregull”.

Propozimi i Al-Faryan për Theo Hernandez

Në fund të fundit bëhet fjalë për një Rolex me vlerë mbi 10 mijë euro që do të tundonte këdo, sidomos nëse dhurohet. Nuk është hera e parë që gazetari Al-Faryan bëhet protagonist i nismave të ngjashme. Në fakt, së fundmi ai kishte dhuruar një deve Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez-it pasi kishte mësuar për fejesën e tyre zyrtare. Me pak fjalë, misioni i Al Hilal për të fituar këtë ndeshje të programuar nesër në orën 20:00 nuk është i pamundur dhe nëse ndodh kështu, Theo do të fuste në xhep një objekt me vlerë të madhe.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI