Flash

Masakra në Shkodër/ Ragip Gila dyshohet se ekzekutoi edhe Kristian Kolën

Lapsi.al 18 September 2025
Masakra në Shkodër/ Ragip Gila dyshohet se ekzekutoi edhe Kristian

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për dy ngjarjet e rënda në Shkodër, vrasja e Kristian Kolës dhe atentati me dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Policia e Shtetit, pas hetimeve intensive, ka dyshime të forta se në të dyja atentatet ka vepruar i njëjti ekzekutor. Ragip Gila u arrestua pas atentatit të datës 8 shtator ku u vra Armando Pali, Liridon Kraja dhe u plagos Erogen Vaso Brajoviç dhe kamarierja me iniciale M.K.

Pas disa provave të mbledhura nga grupi hetimor ka dyshime të forta se Gila mund të ketë qenë edhe ekzekutor i vrasjes së Kristjan Kolës, shkruan A2 CNN.

Përveç provave që lidhin dy atentatet me një autor, të cilat nuk bëhen të ditura për shkak të sekretit hetimor, autori ka vepruar njësoj në të dy atentatet, ka lëvizur me motor dhe i maskuar me skafandë.

Pritet t'i bëhet edhe një ekspertizë e dytë motorit që u përdor në vrasjen e Kristian Kolës dhe më pas u gjet i djegur. Pritet të përftohen gjurmë ADN-je të cilat më pas do të krahasohen me të Ragip Gilës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI