Flash

Kaluan makinat me defekt në kolaudim, nën hetim 7 zyrtarë

Lapsi.al 18 September 2025
Kaluan makinat me defekt në kolaudim, nën hetim 7 zyrtarë

Prokuroria e Fierit njoftoi të enjten më 18 shtator vendosjen nën akuzë të shtatë zyrtarëve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Fier, të cilët dyshohet se merrnin ryshfet për kolaudimin e automjeteve me defekte teknike. Tre persona të tjerë janë nën hetim për veprën penale të “korrupsionit aktiv”.

Sipas prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se shtatë specialistët e kontrollit teknik, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, e kanë shpërdoruar detyrën më shumë se një herë.

Në një rast dyshohet se dy shtetas u kanë dhënë punonjësve të DRSHTRr Fier shumën 2000 lekë për të nxjerrë kalues mjetin e një shtetasi.

Në një tjetër rast, është konstatuar se shtetasi nën hetim D.N., gjatë një komunikimi telefonik i ka ofruar përfitim të parregullt me vlerë të pacaktuar një prej shtatë punonjësve të Qendrës së Kontrollit Teknik, për të mundësuar procedurën e kalimit të kontrollit teknik të një mjeti.

Për arsye se nuk e ka referuar pranë autoriteteve ligjzbatuese këtë rrethanë, ndaj nëpunësit J.V., është regjistruar procedimi penal edhe për “moskallëzim krimi”.

Ndaj 10 personave të hetuar, është caktuar masa e sigurimit personal “detyrim paraqitje”, ndërkohë që për gjashtë nga shtatë specialistët e Qendrës së Kontrollit Teknik është zbatuar masa e pezullimit.

Të këshilluara

Amerikanët rishfaqen në SPAK

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua sot në ambjentet e SPAK me kryeprokurorin Altin Dumanin. Në postimin e Ambasadës së SHBA, thuhet se u disku...

19:22

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI