Flash

Fenerbahce akuzon: "Mourinho e ka planifikuar eliminimin për të shkuar te Benfica"

Lapsi.al 18 September 2025
Fenerbahce akuzon: "Mourinho e ka planifikuar eliminimin për të

Njëzet e pesë vjet pas përvojës së tij të parë në pankinën e Benfica, José Mourinho është gati të kthehet në vendlindjen e tij për të drejtuar sërish klubin e Lisbonës. Pas shkarkimit nga Fenerbahce në fund të gushtit, ardhur pas humbjes në Champions League pikërisht kundër Benficas, Special One u identifikua shpejt si pasuesi ideal i Bruno Lage, i shkarkuar pas humbjes surprizë 3-2 kundër Qarabag.

Kalimi nuk ka qenë pa polemika. Ali Koç, presidenti i Fenerit, ka ironizuar mbi atë që e ka quajtur një “rastësi të çuditshme”: sipas tij, Mourinho do të kishte parashikuar krizën e Benfica dhe do të kishte planifikuar rikthimin, duke nënkuptuar se pas kuintave kishte një marrëveshje me ish-drejtorin sportiv Mário Branco.

Mourinho ka planifikuar eliminimin e Fenerbahce për të shkuar te Benfica

Mourinho i ka hedhur poshtë me vendosmëri këto akuza. I intervistuar nga e përditshmja portugeze A Bola, trajneri nga Setubal ka shpjeguar se nuk ka kurdisur kurrë asgjë kundër askujt dhe se “gjithmonë kthen faqen” sapo mbyll një përvojë, duke shtuar se nuk ka hezituar asnjë çast të pranonte thirrjen e Benfica kur iu paraqit rasti.

Ish-trajneri i Inter dhe Romës, sipas akuzave që i bëhen nga Turqia, do të duhej të kishte një aftësi parashikimi të jashtëzakonshme dhe mjaft të zhvilluar.

Lexo më tej: Fenerbahce, presidenti Koc thotë pse u shkarkua Mourinho:“Futbolli i tij më bezdiste”

Marrëveshja mes trajnerit 62-vjeçar dhe klubit Le Aguias u zyrtarizua të mërkurën në mbrëmje: Mourinho mori në dorë skuadrën që të enjten pasdite, duke firmosur një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Me një palmares ndërkombëtar që shtrihet nga sukseset në Premier League dhe Serie A deri te fitoret në Champions League dhe Europa League, trajneri nga Setúbal synon tani ta rikthejë Benfica në majat e futbollit portugez dhe europian.

Ky rikthim në atdhe përfaqëson jo vetëm një moment simbolik në karrierën e tij, por edhe mundësinë për të shkruar një kapitull të ri të lavdishëm për Shqiponjat e Lisbonës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI