Flash

Berisha: Rama kërkon të zhdukë përfundimisht Erion Veliajn

Lapsi.al 18 September 2025
Berisha: Rama kërkon të zhdukë përfundimisht Erion Veliajn

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për nisjen e procesit të shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, Berisha tha se kryeministri Edi Rama po bën çdo përpjekje për ta zhdukur politikisht Erion Veliajn.

“Edi Rama faktoi që po bën çdo gjë ta zhdukur përfundimisht Erion Veliajn dhe ç’është e vërteta që nuk mund të kem keqardhje është Erion Veliaj. PD nuk ndali protestat kundër tij se i meritonte. Altin Troplini e mbron atë nga djegësat.

Të akuzaosh Arben Ahmetajn për djegësin e Tiranës që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim. Rama dhe Veliuaj që e ka firmosur… Kështilltarët tanë kanë kërkuar largimin e Veliajt në çdo mbledhje. Edi Rama ka nënshtruar grupin e fundit se një grup këshilltarësh kanë qenë kundër”, - tha Berisha.

Berisha tha se Veliajt po i cënohen të drejtat e njeriut në burg ku sipas tij po trajtohet në mënyrë çnjerëzore. Lideri i opozitës tha më tej se Veliaj u ka dhënë tendera NGO-ve që kanë transferuar para te e shoqja dhe e dyta biznesmenët kanë siguruar favore nga Veliaj duke sponsorizuar të shoqen.

"Veliaj u ka dhënë tendera NGO-ve që kanë transferuar para te e shoqja dhe, e dyta, biznesmenët kanë siguruar favore nga Veliaj duke sponsorizuar të shoqen. Këto janë të dhënat që kanë dalë.

Në vjedhje flagrante nuk mund të them që është kapur, siç është inceneratori. Por e kanë pohuar të gjithë ata, se në fillim e mohuan dëshmitarët. Që u gjetën 100 mijë euro në kasafortën e Arjolës, tha: “Nuk janë të miat.” Pastaj tha: “Janë të miat.”

Drejtësia është para këtyre dëshmive dhe drejtësia do të veprojë. Edi Rama, këtu nuk ka dyshim. Mënyra e trajtimit të tij në burg është në mënyrë absolute staliniste. E kanë trajtuar në mënyrë çnjerëzore në burg. Nuk e pranoj. Më kanë thënë: “Pse e merr në mbrojtje?”, por për të drejtat e njeriut kurrë s’mund të kënaqemi pse nuk mbrohen.

Izolim total, duke i futur Ulsiun me një vrasës në qeli për ta kërcënuar. Pas Ulsiut, i futën një tjetër. Thuhet se edhe Gjushin e futën pas tij për t’i dhënë mesazh. Tjetër, asnjë takim. Avokati ndërkombëtar pse nuk pranohet? Çfarë është kjo?

Si mund të shkojë tjetri në sallë operacioni me policë? Kurrë s’ka ndodhur. Absolutisht asnjëherë. Jo vetëm të burgosur politikë, por edhe të tjerë. Polici shkonte te dera, por në sallë nuk imagjinohej se mund të futej. A e kuptoni që kjo është porosi e Edi Ramës? Polici, në radhë të parë, duhet të sterilizohet. Është një procedurë e tërë…" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI