Flash

Thierry Henry i jep një leksion futbolli Gyokeres: i shpjegon se si bëhet sulmuesi

Lapsi.al 17 September 2025
Thierry Henry i jep një leksion futbolli Gyokeres: i shpjegon se si
Fillim i mbarë për Arsenal në grupin unik të Champions League: “Topçinjtë” fituan 2-0, mjaft lehtësisht, në fushën e Athletic Bilbaos, falë golave të Martinelli dhe Trossard, i cili hyri në pjesën e dytë në vend të Viktor Gyokeres. Sulmuesi suedez 27-vjeçar, i paguar 63 milionë plus mbi 10 milionë bonus në verë nga skuadra londineze, ishte protagonist pas ndeshjes – pa dashur – i një leksioni të vërtetë futbolli nga Thierry Henry, me temë profesionin e sulmuesit, një fushë ku francezi 48-vjeçar mund të mbajë leksione master për këdo.

Leksioni i Thierry Henry për Viktor Gyokeres: i shpjegon ku gaboi

Në rezultatin 0-0, Gyokeres – i cili në Bilbao bëri më shumë lajm për një prerje të keqe në kokë – pati një rast të madh për të hyrë në listën e golashënuesve, por nuk ia doli ta konkretizonte, për shkak të një kontrolli të gabuar të topit që Henry e analizoi – dhe kritikoi – hollësisht në mikrofonat e “CBS Golazo”, në një seancë didaktike me ndihmën e ekranit gjigant. Në aksionin në fjalë, Gyokeres – pasi kaloi kurthin e ofsajdit – u nis drejt zonës së rreptësisë së baskëve, por një prekje e gabuar e detyroi të dilte shumë anash duke e ngushtuar tepër këndin dhe duke ia lehtësuar pritjen Unai Simon. Duke treguar ekranin, Henry shpjegoi gabimin e ish-lojtarit të Sporting Lisbones: “Topi duhet të kalonte këtu, përtej mbrojtësit. Nuk ka mënyrë që ata djem të të kapnin nëse e menaxhon topin siç duhet. Ai ka dy mundësi për ta bërë këtë. Nuk e bëri”, – tha ish-legjenda e Arsenalit për prekjen e gabuar të Gyokeres për ta orientuar topin drejt qendrës së fushës e jo nga jashtë, duke treguar më pas dy lojtarët e Bilbaos që shiheshin duke vrapuar me dëshpërim mbrapa – “Ky as nuk po sheh çfarë po ndodh, po lutet. Po luten. Por ajo prekje e parë nuk do të jetë e mirë.” Në atë moment ndërhyri analisti i “CBS”, Micah Richards, duke e pyetur Henryn: “Është çështje besimi apo teknike?” ‘Titì’ shmangu pyetjen, duke theksuar megjithatë peshën specifike të gabimit të Gyokeres: “Në transfertë, ky duhet të ishte gol. Ai duhej të luante një për një. Po them vetëm që kjo është diferenca mes të shkuarit në avantazh 1-0 dhe të mbeturit sërish 0-0.”

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI