Flash

Skemat piramidale/ Flet nëna e një prej të arrestuarve

Lapsi.al 17 September 2025
Skemat piramidale/ Flet nëna e një prej të arrestuarve

Nëna e Emanuel Taullaut njërit prej gjashtë të arrestuarve në Fier, të cilët kryenin mashtrime nga platformat XUEX ka deklaruar se nuk kishte dijeni që kjo metodë ishte e gabuar. Për mediat gruaja ka deklaruar se ia ka dhënë vetë paratë djalit për t'i vendosur në këtë skemë.

“Nuk e dinim që ishte e gabuar. Unë ja dhashë vetë lekët djalit, i thashë ‘luaj si gjithë të tjerët’. Nuk morëm asnjë lekë pas, vetëm të më vijë çuni”, u shpreh e ëma e Emanuel Taullaut.

Ndërsa tezja e tij u shpreh se Emanueli punonte si kamarier dhe dikush duhet ti kishte treguar se kjo është e paligjshme, pasi sipas saj ai nuk e dinte.

“Nuk dinim gjë. Djali punonte, ishte kamerier. Dikush duhet ti kishte lajmëruar që është e paligjshme. Djali punonte kamerier”, tha ajo.

Shqiptarët kanë rënë pre e nje skemë piramidale të tipit 'Ponzi' me platformën e investimeve në bursa XUEX. Qytetarët që kanë rënë pre e kësaj skeme duhet që të investonin të paktën 1 mijë euro, në mënyrë që mund të futeshin në investim. Pas kësaj ata duhet që të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në këtë sistem, në mënyrë që të rrisnin përfitimet e tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI