Flash

Rasti Veliaj/Mero Baze: Socialistët po përdorin drejtësinë për eleminim politik

Lapsi.al 17 September 2025
Rasti Veliaj/Mero Baze: Socialistët po përdorin drejtësinë

Kërkesaa e Edi Ramës drejtuar këshilltarëve socialistë për të nisur procedurën për shkarkimin e Veliajt e nuk po prtitet mirë nga mbështetësit e këtij të fundit. Duke pasqyruar këtë gjendje, në editorialin e kësaj të marte gazetari Mero Baze parashikon një përplasje mes vullnetit politik për ta shkarkuar dhe avokatëve të Veliajt që do e ankimojnë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese.

Shkarkimi/ Kulisat që këshilltarët e PS të votojnë kundër Lalit

Si kompromis për ta shmangur atë ai propozon emerimin e Ogerta Manastirliut si zv.kryetare pas zgjedhje me firmën e Lalit. Por interesant në shkrimin e Bazes është se ai evokon tezën e pëedorimit politik të drejtësisë për elemineime brenda llojit.

Bushati: Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin

"Duke e zgjidhur politikisht krizën dhe duke pritur afatet juridike të betejës së tij, socialistët shmangin një precedent të keq në jetën e tyre politike, përdorimin e drejtësisë për eliminime politike brenda radhëve të tyre , e cila pastaj i jep shumë argumente Sali Berishës dhe Ilir Metës, që thonë se ndërkohë drejtësia po përdoret si instrument eliminimi politik edhe për kundërshtarët jashtë Partisë Socialiste.

11 shtatori / Etapa e fundit e duelit të gjatë Lali- Bela

E dyta, nuk është e vërtetë pasi socialistët nuk kanë fuqi të përdorin realisht drejtësinë ndaj kundërshtarëve politikë, por brenda tyre, natyrisht që kanë. Dhe është mirë mos t’ia shtojnë këtë turp vetes së tyre" shkruan ai.

Përditë e më shumë po bëhet e qartë se Edi Rama qëndron pas vdekjes politike të Veliajt, por tani kur ai kërkoi shkarkimin, siç nuk ka bërë për asnjë kryebashkiak që ka pasur probleme me drejtësinë, gjithçka është e qartë.

Shkarkimi i Lalit/ Si u koordinua edhe një herë Dumani me Ramën

Për këtë po binden edhe ata që deri më tani dyshonin se SPAK vepronte në kokën e vet.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI