Flash

GJKKO vendos në 19 shtator për fatin e Ilir Metës

Lapsi.al 17 September 2025
GJKKO vendos në 19 shtator për fatin e Ilir Metës

Gjykata e Posaçme do të shqytojë pas 2 ditësh kërkesën e Ilir Metës për ndryshim të masës së sigurisë. Mësohet se pas kërkesës që ky i fundit dorëzoi në GJKKO, gjyqtarja e çështjes Irena Gjoka ka caktuar datën 19 shtator për të shqyrtuar kërkesën e Metës.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dendura do të jenë në skajin ver...

07:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI