Flash

Cardi B konfirmon shtatzëninë me Stefon Diggs

Lapsi.al 17 September 2025
Cardi B konfirmon shtatzëninë me Stefon Diggs

Cardi B ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt, këtë herë me partnerin e saj, futbollistin Stefon Diggs.

Në një intervistë për “CBS Mornings” me Gayle King, artistja e hitit “I Like It” u shfaq e emocionuar ndërsa tregoi se pritet të sjellë në jetë beben e saj para se të nisë turneun në shkurt 2026.

“Jam shumë e lumtur,” tha Cardi. “Ndjehem e fortë, ndjehem e fuqishme. Po punoj shumë dhe ndërkohë po krijoj një jetë të re.”

Çifti është lidhur për herë të parë në tetor të vitit 2024 dhe bënë paraqitjen e parë publike si çift në maj 2025 në një ndeshje të NBA mes Knicks dhe Celtics në Madison Square Garden.

Cardi nuk e fshehu faktin që e kishte mbajtur shtatzëninë sekret për pak kohë, duke thënë se donte të sigurohej për shëndetin e foshnjës dhe të përfundonte disa marrëveshje përpara se ta ndante me publikun.

“Tani që jua tregova, shkoni dhe blini albumin tim! Më duhen para për pampersa!” tha me humor në fund të intervistës.

Cardi B është tashmë nënë e tre fëmijëve me reperin Offset: Kulture Kiari (7 vjeçe), Wave Set (4 vjeç), Blossom Belle, lindur në shtator 2024. Ndërsa Stefon Diggs ka një vajzë, Nova, 8 vjeçe, nga një marrëdhënie e mëparshme.

 

Të këshilluara

Spice Girls drejt rikthimit? Reagon Mel B

Mel B, e njohur si “Scary Spice”, ka dhënë shpresa për një ribashkim të mundshëm të Spice Girls, në prag të 30-vjetorit të daljes së albumit të tyre debutues, “...

17:33

Cardi B konfirmon romancën me Stefon Diggs

Cardi Bfoli për herë të parë publikisht për lidhjen e saj romantike,Stefon Diggs, gjatë paraqitjes së saj si bashkë-prezantuese në Today with Jenna & Friend...

20:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI