Flash

Vangjush Dako duhet të bëjë edhe 11 ditë burg pas daljes nga spitali

Lapsi.al 16 September 2025
Vangjush Dako duhet të bëjë edhe 11 ditë burg pas daljes nga

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të martën, më 16 shtator, lënien në fuqi të dënimit të ish-kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, me 2 vjet e 8 muaj burgim për “shpërdorim detyre”, të dhënë nga shkalla e parë, lidhur me paligjshmëritë në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh, si dhe për shpërdorim të fondeve publike në ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet. Megjithatë, përveç periudhës së qëndrimit në qeli nga arrestimi i tij më 6 qershor 2023 deri më 27 shkurt 2024, kur u lirua për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit, Dakos do t’i duhet të shlyejë edhe rreth 11 ditë burg, pasi pjesën tjetër e ka vuajtur në “arrest shtëpie”, që gjithashtu njihet si vuajtje dënimi.

Dako u lirua nga qelia tetë muaj pas arrestimit, pasi u konstatua se SPAK nuk arriti të përfundonte hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve, detyra që mbetën pas shqyrtimit të kërkesës për gjykim. Ai qëndroi në masën e sigurimit “arrest shtëpie” deri në vendimin e Apelit të martën.

Sipas prokurorisë, nga përllogaritja e kryer ka rezultuar se Dako duhet të qëndrojë në qeli edhe 11 ditë, pasi pjesën tjetër e ka shlyer gjatë 9 muajve që qëndroi në paraburgim dhe periudhës tjetër në “arrest shtëpie”. Koha e paraburgimit përllogaritet si një ditë e gjysmë heqje lirie.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i bënë me dije BIRN pasditen e të martës se ende nuk kishte mbërritur ndonjë kërkesë zyrtare nga prokuroria lidhur me Dakon.

Apeli ka vendosur të lërë në fuqi edhe masat e dënimit ndaj dy prej tre të bashkëpandehurve të tjerë, Ardian Bulku dhe Fiqiri Farruku, të cilët kishin ushtruar ankim ndaj dënimit për falsifikim me 2 vjet, masë që u pezullua me kusht nga shkalla e parë. Me 2 vjet burg u dënua edhe i gjykuari tjetër, Fatmir Ejupi, ndërsa u pezullua ekzekutimi i masës së dënimit dhe u vendos në shërbim prove për 4 vjet, ashtu si Bulku dhe Farruku.

Dako u hetua nga SPAK për veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle” sh.p.k., pasi ai dhe vartësit e tij përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët ishin shpërngulur në pallatin në fjalë. Hetimi arriti në përfundimin se ishte bërë legalizimi i një objekti shumëkatësh të ndërtuar pa leje, ndërkohë që ndërtimi nuk ishte bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të miratuar nga bashkia.

Fakti i dytë penal për të cilin prokuroria akuzon Dakon lidhet me një procedurë prokurimi për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim-zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Sipas SPAK, komisioni i ngritur me urdhër të Dakos ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, duke e përcaktuar me një vlerë gati dhjetë herë më të lartë se ajo që duhej të ishte në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Vangjush Dako ishte kryebashkiaku më jetëgjatë i Partisë Socialiste në Durrës, i shpallur i padëshirueshëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit në korrik 2019 me motivacionin e “korrupsionit madhor”. Ai është akuzuar nga opozita dhe ka rezultuar në përgjime me elementë të krimit të organizuar, të cilët, përveç narkotrafikut, dyshohet se kanë ndikuar edhe në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në Durrës në vitin 2017. /Marrë nga Reporter.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI