Flash

SHBA godit kartelet e drogës në Venezuelë

Lapsi.al 16 September 2025
SHBA godit kartelet e drogës në Venezuelë

Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë goditur një anije të një karteli venezuelian të trafikut të drogës, e cila po lëvizte drejt SHBA-së.

Credins Bank oferte per pajisje me POS

Sipas Trump, tre persona në bord u vranë gjatë sulmit, i cili u krye në ujërat ndërkombëtare.

Ndërkohë, presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro reagoi më herët duke denoncuar “sjelljen agresive” të SHBA-së, duke sqaruar se “nuk bëhet fjalë për një tension diplomatik, por për agresion të natyrës ushtarake” nga ana e Uashingtonit.

Ai theksoi se nuk ka asnjë komunikim zyrtar mes dy qeverive, dhe ia atribuoi plotësisht fajin Shtëpisë së Bardhë.

SHBA ka shtuar ndjeshëm prezencën ushtarake në Karaibet jugore në kuadër të operacioneve për luftën kundër karteleve të drogës, një veprim që Venezuela e konsideron si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Në fillim të muajit, forcat amerikane kishin goditur një mjet të shpejtë detar që dyshohej për trafik droge, ku u vranë 11 persona që SHBA i identifikoi si anëtarë të grupit kriminal Tren de Aragua, akuzë që u mohua nga qeveria e Karakasit.

Ndërkohë, të shtunën, qeveria venezueliane denoncoi ndalimin për tetë orë të një anijeje peshkimi nga një luftanije amerikane brenda ujërave të saj territoriale, duke e quajtur veprimin të paligjshëm.

Uashingtoni akuzon presidentin Maduro se ndodhet në krye të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe, gjatë verës, rriti në 50 milionë dollarë shpërblimin për informacione që do të çonin në arrestimin e tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI