Flash

Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

Lapsi.al 16 September 2025
Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen

Një mbledhje është thirrur ditën e nesërme në orën 17:00, ku anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës do t’i drejtohen selisë së Partisë Socialiste. Top Channel raporton se njoftimi vjen pasi në Asamblenë e Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi që Këshillit Bashkiak të nisë procedurat për shkarkimin e Veliajt, duke bërë publike edhe kandidaturën për Tiranën, Ogerta Manastirliu.

Ky vendim mund të përballet me shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, pasi Erion Veliaj është ende në paraburgim, teksa ende nuk ka një vendim të formës së prerë për të. Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë Asamblesë së PS-së, të mbajtur pak ditë më parë, hapjen e rrugës për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

Rama theksoi se Këshilli Bashkiak do të aktivizojë mekanizmin e shkarkimit të Veliajt dhe se vendimi nuk merret me lehtësi, por është i domosdoshëm për të garantuar udhëheqjen e qytetit dhe funksionimin normal të administratës së Tiranës.

“Sot kemi një kryetar të zgjedhur tre herë nga populli i kryeqytetit, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri. I është bërë një gjyq i gjatë, gjysmë të vërtetash në tezgat e pazarit mediatik dhe në pasqyrat e gjykatave sociale. Madje, në shkelje të hapur të ligjit të çdo zakoni, janë nxjerrë nga brenda, nga ato tezga, biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo. Është shkelja më e hapur, më flagrante, më brutale në shpërdorim total të detyrës, nga ana e atyre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore.

Tema jonë është që askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori drejtësie me pikëpyetje, pikëçuditëse… Duhet marrë politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e ri të bashkisë në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në Këshillin Bashkiak duhet vënë në lëvizje mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur, pavarësisht, dhe kjo duhet parë nga Parlamenti i Ri, se kuadri ligjor lë për të dëshiruar për rastin kur kryetari i Bashkisë nuk paraqitet në detyrë, jo se ai nuk do, por se është i penguar nga paraburgosja.

Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë. Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset si një trup pa kokë. Qytetarët e Tiranës nuk duhet të presin më as 7 ditë të tjera pa e ditur se çfarë do të bëhet me drejtimin e Tiranës”, - deklaroi pak ditë më parë Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI