Flash

Ndryshimet në Kuvend/ Zhupa: Janë 9 nene të rregullores që po shkelni

Lapsi.al 16 September 2025
Ndryshimet në Kuvend/ Zhupa: Janë 9 nene të rregullores që

Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar ditën e sotme se PS-ja po shkel 9 nene me veprimet që duan të bëjnë. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa ka theksuar se ata nuk e kanë marrë me seriozitet as procesin e integrimit se A-ja e integrimit është zbatimi i Kushtetutës.

“Ato 10 ditë janë pjesë e rregullores së Kuvendit. Është për t’u bërë procedura. Nëse keni ardhur me bindjen që 83 kartona i keni dhe mund t’i shfrytëzoni të bëni çfarë të doni, atëherë siç i prezantuat në Asamblenë e PS, mund edhe t’i kishit votuar në Asamblenë e PS meqënëse 83 kartona i kishit atje. Kur vini në kuvend kemi disa rregulla të përbashkëta. Ju i pari si kryetar dhe ne duhet të zbatojmë atë që u betua vetëm 48 orë përpara. Janë 9 nene të rregullores që shkelen me këtë që ju thoni. Keni ndërmend që Gjykata Kushtetuese t’ju rrëzojë përsëri. Nuk e keni me seriozitet as procesin e integrimit se A-ja e integrimit është zbatimi i Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit”, tha Ina Zhupa.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI