Flash

Komentoi dasmën e ish-it, Eva Murati: “Rashë në kurth!”

Lapsi.al 16 September 2025
Komentoi dasmën e ish-it, Eva Murati: “Rashë në

Dasma e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topallika qenë në një nga temat më të komentuara të ditëve të fundit.

Por vëmendjen e mori edhe komenti i moderatores sportive Eva Murati, ish-partnerja e Genar Topallit, në një nga videot e saj në TikTok.

“Pra, ti po na thua se nuk do e doje një dasmë aq përrallore dhe një djalë aq të edukuar dhe të pasur?!”, ishte komenti i një përdoruesi poshtë videos, të cilit Eva iu përgjigj:

Por sot, në një deklaratë ekskluzivisht për “Live From Tirana" Eva ka shpjeguar arsyen e reagimit të saj:

 “Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme.

E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!"

 

Të këshilluara

Seth Rogen fiton Emmy-n e parë në karrierë

Seth Rogen ka rrëmbyer çmimin e tij të parë Emmy në karrierë gjatë ceremonisë të Primetime Emmy Awards 2025, të mbajtur më 14 shtator në Peacock Theater në Los ...

17:05

Emmy 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 77-të e Primetime Emmy Awards u mbajt të dielën, më 14 shtator 2025, në Peacock Theater, Los Angeles. Ceremonia u drejtua nga komediani Nate Bargat...

14:55

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI