Flash

Dëshmia e James Rubin: Arrestimi i Thaçit ishte i pazakontë për një burrë shteti!

Lapsi.al 16 September 2025
Dëshmia e James Rubin: Arrestimi i Thaçit ishte i pazakontë

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, tha se është përgatitur prej vitesh për këtë moment. Një prokuror, e pyeti për takimet e tij me mbrojtjen e Thaçit dhe i kujtoi se ka thënë se është përgatitur “me qindra orë” për të qenë dëshmitar në këtë rast. “A mund të na thoni çfarë keni bërë në këto qindra orë, dëshmitar?”, e pyeti prokurori.

Rubin, tha ndër tjerash, se ka marrë lejen e Departamentit amerikan të Shtetit për të dëshmuar në mbrojtje të Thaçit. “Kam qenë shumë i zënë në profesionin tim, në punën time. Kam qenë gjithashtu edhe këshilltar i zotit Blinken nga viti 2022-2025 dhe më duhet të them që për dëshirën time, për të qenë i disponueshëm në gjykatë. Po ashtu kam shpenzuar shumë orë për t’u siguruar që Departamenti i Shtetit të më lejonte të jepja dëshminë. Ishte vërtetë një barrë e shtuar për mua”, tha ai.

Diplomati me përvojë amerikan tha se për Gjykatën Speciale ka filluar të mendoj që herët dhe se ka pritur me vjet për nisjen e gjykimit. “Pesë ose gjashtë vjet më përpara kam filluar që të dëgjoja së pari për këtë gjykim, fillova që të shikoja formacionin, përbërjen e këtij tribunali. Sepse është krijuar, kam folur me akademikë, kam folur me juristë, jam përpjekur gjithashtu që të rishikoj, të shqyrtoj me aq sa di unë artikujt me shkrim ose dokumente të cilat janë paraqitur në ekran, të cilat lehtësisht shfaqen këtu, por nuk kanë qenë lehtësisht të shfaqura për mua. Rilexova shumë nga materialet ose artikujt, jam takuar gjithashtu edhe me ekipin e mbrojtes në Washington, ndoshta një herë, ose mbase edhe dy herë, jam takuar një ditë të plotë një herë ose dy ditë të plota, kam menduar pra, kam kaluar pesë vite duke folur, duke menduar për këtë, duke u përgatitur. Mendoja nga viti në vit se do të hapet gjykimi sot, do të hapet nesër, ndërkohë që vitet kalonin dhe asgjë s’ndodhi për shumë vite. Pra, për vite kam menduar për këtë, kam lexuar për këtë, kam vrarë mendjen sepse u deshën pesë vite për të krijuar një çështje të tillë, ndërkohë që aktakuza është ngritur pesë vite më përpara”.

Rubin tha se juristë dhe avokatë eminentë ndërkombëtarë i kanë thënë se ishte e pazakonte mënyra se si Thaçi u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, ndërkohë që gjykimi ndaj tij nisi shumë vjet më vonë.

“Nuk e kuptoja gjithë këtë dhe i kam pyetur njerëzit e kësaj fushe, njerëzit e kësaj lamie. U kam thënë në qoftë se një gjë e tillë ishte normale apo jo. Kam folur me juristë, me avokatë me emër ndërkombëtarë që më kanë thënë që kjo është mënyrë e pazakontë për ta trajtuar një burrë shteti i cili është dorëzuar vullnetarisht dhe në juridiksionin e gjykatës që e ka krijuar vetë kur ka qenë kryeministër dhe për t’u treguar liderëve europianë që kishte dëshirë që vendi i tij të bëhej pjesë e BE-së. Ndërkohë që ky burrë shteti mbahet i ndaluar për pesë vite përpara se çështja të ishte gati”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI