Flash

Cardi B konfirmon romancën me Stefon Diggs

Lapsi.al 16 September 2025
Cardi B konfirmon romancën me Stefon Diggs

Cardi Bfoli për herë të parë publikisht për lidhjen e saj romantike,Stefon Diggs, gjatë paraqitjes së saj si bashkë-prezantuese në Today with Jenna & Friends, të martën, më 16 shtator.

Kur u pyet nga Jenna Bush Hager nëse “shkëndijat po ndizen”, Cardi nuk u përmbajt: "Sparkling, honey. Si 4 korrik!" – u përgjigj ajo me një buzëqeshje të madhe.

Cardi zbuloi se nuk ishte ajo që bëri hapin e parë. “Jo, nuk duhet të jesh ti ajo që i shkruan një burri!” – tha ajo duke shtuar se u njohën përmes miqve të përbashkët.

Në një intervistë të fundit për Billboard, reperja rrëfeu se përkushtimi dhe disiplina e Diggs e kanë frymëzuar edhe në jetën e saj:

“Është si të jetosh me dikë që është në ushtri,” tha ajo. “Unë punoj shumë, por mund të bëj edhe pushim. Ai jo. Kjo më motivon çdo ditë.”

Lidhja e Cardi me Diggs u bë zyrtare në Instagram më 1 qershor, kur ajo postoi një foto romantike me futbollistin në një jaht. Pas ndarjes nga Offset, ajo pranoi se ishte e frikësuar të dilte sërish në takime, por tani ndjehet e lumtur: “Ishte shumë e vështirë të fshihesh... por më pëlqen. E dua. Sot e dua.”

Të këshilluara

Seth Rogen fiton Emmy-n e parë në karrierë

Seth Rogen ka rrëmbyer çmimin e tij të parë Emmy në karrierë gjatë ceremonisë të Primetime Emmy Awards 2025, të mbajtur më 14 shtator në Peacock Theater në Los ...

17:05

Emmy 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 77-të e Primetime Emmy Awards u mbajt të dielën, më 14 shtator 2025, në Peacock Theater, Los Angeles. Ceremonia u drejtua nga komediani Nate Bargat...

14:55

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI