Flash

Zjarr në dy objekte banimi në Shkodër, shkrumbohen plotësisht katër shtëpi

Lapsi.al 15 September 2025
Zjarr në dy objekte banimi në Shkodër, shkrumbohen

Dy objekte në të cilat banonin disa familje u përfshinë nga flakët nga një zjarr në rrugën Omaraj në qytetin e Shkodrës. Këto ndërtesa u dogjën plotësisht ndërsa rrezikuan edhe disa të tjera që ishin ngjitur me ta. Nga flakët e zjarrit nuk pati të lënduar në njerëz kjo falë edhe ndërhyrjes së shpejtë të një qytetari i cili mes flakëve nxori nga banesa një bombol gazi dhe një çift të moshuarish duke iu shpëtuar jetën përpara se të asfiksoheshin.

Automjetet e zjarrëfikëse patën vështirësi për të mbërritur në vendngjarje për shkak të rrugicave të bllokuara nga parkimet e automjeteve.

Ndërhyrja për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve u bë e mundur nga dy anët e rrugës por për zjarrëfikëset ishte një operacion i vështirë. 6 automjete zjarrëfikëse dhe 15 efektivë ndërhynë për shuarjen e flakëve.

Dëmet materiale të shkaktuara janë të konsiderueshme për shkak se dy objektet e banimit u shkrumbuan plotësisht. Ekspertët zjarrëfikës janë duke hetuar për të nxjerrë shkaqet e këtij zjarri të madh që përfshiu këto banesa në Shkodër.

Njoftimi:

Shkodër/Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe janë djegur plotësisht banesat e shtetasve B. K., 80 vjeç dhe S. K., 74 vjeç, dhe janë djegur pjesërisht banesat e shtetasve F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe. Nga zjarri nuk ka patur shtetas të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për të hënën

Pjesa e parë e ditës në Shqipëri do të sjelli dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa orët e pasdites parashikohet të sjelli shfaqje...

07:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI