Flash

Sofia Vergara zbulon arsyen e mungesës në Emmy Award 2025

Lapsi.al 15 September 2025
Sofia Vergara zbulon arsyen e mungesës në Emmy Award 2025

Sofía Vergara ishte planifikuar të parakalonte në tapetin e kuq dhe të prezantonte në ceremoninë e Emmy Awards 2025, por në vend të  mbrëmjes televizive më të madhe të vitit, ajo përfundoi në urgjencë.

Aktorja e njohur nga Modern Family ndau me ndjekësit e saj në Instagram se humbi eventin e së dielës, më 14 shtator, për shkak të një “reaksioni alergjik të çmendur në sy” që ndodhi vetëm pak minuta para se të nisej për në ceremoninë në Los Angeles.

“Nuk ia dola të shkoj në Emmys, por arrita në urgjencë ,” shkroi Vergara në përshkrimin e postimit të saj ku shfaqej me syrin e majtë të fryrë. “Më vjen keq që duhej të anuloja! Alergjia më e çmendur pikërisht para se të hyja në makinë!”

[embed]https://www.instagram.com/p/DOm3gEikTSa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1e518903-b71b-4980-aae5-068213286c68[/embed]

Në postimin e saj, aktorja ndau gjithashtu një video ku shihet e shtrirë në një shtrat spitali. Sipas një komunikate për shtyp të datës 9 shtator, Vergara ishte në listën e prezantuesve të ceremonisë, krahas  Angela Bassett, Jennifer Coolidge, Tina Fey, Catherine Zeta-Jones, Kristen Bell, Sarah Paulson, Jude Law, dhe të tjerë.

Edhe aktori Eric Dane (52 vjeç) mungoi në event, pavarësisht se ishte parashikuar të prezantonte në përkujtim të 20-vjetorit të “Grey’s Anatomy”. Dane ka zbuluar publikisht se është diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike (ALS).

Ceremonia e këtij viti u drejtua nga komediani i nominuar për çmimin Grammy, Nate Bargatze, ndërsa fituesit e mëdhenj të natës ishin:

“The Pitt” – Drama më e mirë

“The Studio” – Komedia më e mirë

“Adolescence” – Seriali më i mirë i kufizuar dhe fitues në të gjitha kategoritë e aktrimit për këtë kategori

Fitues të tjerë  përfshijnë:

Noah Wyle për rolin në The Pitt

Britt Lower në Severance

Seth Rogen në The Studio

Jean Smart në Hacks

Cristin Milioti në The Penguin

Jeff Hiller në Somebody Somewhere

Hannah Einbinder në Hacks

 

Të këshilluara

Emmy 2025: Lista e fituesve

Mbrëmja e 77-të e Primetime Emmy Awards u mbajt të dielën, më 14 shtator 2025, në Peacock Theater, Los Angeles. Ceremonia u drejtua nga komediani Nate Bargat...

14:55

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI