Flash

Kush është "Profesori" që qëndron pas piramidës së mashtrimit online XUEX

Lapsi.al 15 September 2025
Kush është "Profesori" që qëndron pas

Skema mashtruese piramidale e platformës XUEX ka shpërthyer në disa zona të Shqipërisë, duke mashtruar qindra qytetarë, veçanërisht në Divjakë, Lushnjë dhe përreth. Sipas informacioneve të siguruara nga dosja hetimore, është zbuluar se si kjo platformë joshte personat që të anëtarësoheshin përmes përdoruesve aktualë.

Një nga lokalet që reklamonte XUEX ishte bar-restoranti “La Bonta” në qytetin e Lushnjës, ku ishin afishuar dy postera që promovonin investimet në platformën e dyshimtë. Në postera shkruhej “EG Group Investment XUEX – Investim një herë = Përfitime të përjetshme” dhe “Projekt investimi afagjatë, Punë ekipore, Sinjale tregtare, Shumë shpërblime”.

Një verifikim i bërë në terren ka treguar se, në hyrje të këtij restoranti, i cili ndodhet në rrugën “Shëtitorja e Palmave” në Lushnjë, ishte i vendosur një reklamë e qartë për skemën piramidale XUEX.

Përmes hetimeve të mëtejshme, u konstatua se punonjës të këtij lokali, të identifikuar si Emanuel T. dhe Flavio M., ishin të përfshirë aktivisht në promovimin e platformës XUEX dhe ndihmonin qytetarët për t’u bërë pjesë e saj. Agjentët e policisë, të cilët realizuan veprime simuluese, kontaktuan këta punonjës për të marrë informacion mbi mënyrën se si mund të investonin në XUEX.

Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesit, punonjësit e restorantit sqaruan se për të hyrë në platformë, individët duhej të bënin një investim minimal prej 1000 dollarësh. Ata gjithashtu sugjeruan që të bashkoheshin me grupe në rrjetin social Telegram, ku mund të merrnin më shumë informacion dhe mundësi për të investuar.

Në momentin kur agjentët e policisë kanë shkuar në lokalin e përmendur dhe kanë folur me kamarierin Emanuel T., i cili u ka thënë se ishte pjesë e platformës dhe mund t’i bënte ata pjesë të saj, ose mund t’i ndihmonte një person tjetër. Ky i fundit sipas tij ishte pronari i lokalit, i cili njihej edhe me pseudonimin “Profesori”.

Në datën 27 gusht 2025, agjentët e policisë, të cilët po kryenin veprime simuluese, bënë një depozitë prej 1000 dollarësh në llogarinë e platformës XUEX, pas udhëzimeve të dhëna nga Emanuel T. dhe Flavio M.. Pjesëmarrësit në këtë operacion janë regjistruar në platformën XUEX dhe janë futur në grupet e promovuara nga ata në Telegram. /BW

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI