Flash

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

Lapsi.al 15 September 2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi

Autoritetet greke janë në alarm pasi Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit e ka vënë vendin në “gatishmëri operacionale” për shkak të përhapjes masive të lisë së dhenve. Sipas "Kathimerini" kanë ngordhur 113 mijë kafshë në 2 muajt e fundit. Ministri Costas Tsiaras mbajti një takim me Guvernatorët Rajonalë ku shpalosi një plan prej 10 ditësh për përballimin e situatës.

Gjatë kësaj periudhe do të ketë kontrolle të shtuara në ferma si dhe do të krijohen menjëherë stacione dezinfektimi në rrugët qendrore dhe kalimet kryesore për lëvizjen e kafshëve të gjalla dhe lëvizjen e ushqimit dhe qumështit të kafshëve.

Ministri Tsiaras, sqaroi se kjo është një zoonozë që nuk është e lehtë për t'u përballur. Ai nënvizoi se nëse nuk do të forcohen tani masat, vendi mund të përballet edhe me një karantinë. Në rast të vendosjes së karantinës do të ndalohen të gjitha lëvizjet e deleve dhe dhive brenda territorit grek duke bërë që ato të mbahen në stalla.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë as mish dhe qumësht në treg. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Bujqësisë, Blegtorisë dhe Çështjeve Rurale të Greqisë mbi 262 000 dele dhe dhi janë eliminuar për shkak të lisë vitin e kaluar, një numër që korrespondon me 3% të bagëtive. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Begaj dekreton qeverinë "Rama 4"

Katër ditë pas shpalljes së qeverisë së re në mandatin e katër të Edi Ramës në krye të mazhorancës, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emrat e kryeministrit d...

17:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI