Flash

PD: Pirro Vëngu u dha tenderin 460 mijë euro familjarëve të zytarëve të PS

Lapsi.al 14 September 2025
PD: Pirro Vëngu u dha tenderin 460 mijë euro familjarëve të

Partia Demokratike ka ngritur sot alarmin për një tjetër rast të shpërdorimit të fondeve publike, këtë herë në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, akuzoi qeverinë se ka kthyer tenderat shtetërorë në instrument për pasurimin e familjarëve dhe klientëve të Partisë Socialiste.

Objekt i denoncimit është një procedurë e kufizuar tenderimi e zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga ministri Pirro Vëngu, për projektin: “Ndërtimi i rrethimit të jashtëm pjesor, sistemi i vëzhgimit me kamera, rrjeti i ndriçimit perimetral, ndërtimi i portave hyrëse dhe vendqëndrimi i rojeve në pronën nr. 318 dhe 319, Mengël, Elbasan”.

Sipas Vangjelit, në këtë procedurë konkurruese mori pjesë vetëm një operator ekonomik, i cili u shpall fitues me një ofertë prej 460 mijë euro, që përbën 98% të fondit limit, çka ngre dyshime serioze për mungesë transparence dhe konkurrencë reale.

Fituesi i tenderit është një bashkim operatorësh i përbërë nga dy kompani me lidhje të ngushta me pushtetin vendor të PS:

“G & M CONSTRUCTION 07” sh.p.k., në pronësi të Maliq Zotkaj, djali i kryebashkiakut të Poliçanit, dhe Oligert Dyrmishi, ish-drejtor ndërtimi në të njëjtën bashki.

“ASI-2A CO” sh.p.k., në pronësi të bashkëshortit dhe kunatit të Eleni Gjikondaj, ish-zv/kryetare e Bashkisë Fier dhe aktualisht këshilltare për çështjet ekonomike në të njëjtën bashki.

Sipas PD, ky është një tjetër shembull ku klientelizmi ka zëvendësuar konkurrencën e ndershme, madje edhe në sektorë kritikë për funksionimin e shtetit si mbrojtja dhe siguria.

Partia Demokratike i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të nisin menjëherë hetimet për këtë procedurë dhe të ndalojnë praktikën e përdorimit të parave publike për përfitime personale apo politike.

“Taksat e shqiptarëve nuk mund të shkojnë për tendera të mbyllur dhe klientelistë. Çdo tender duhet të zhvillohet me konkurrencë reale dhe në shërbim të interesit publik,” – u shpreh zëdhënësja Vangjeli.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI