Flash

Irani miraton inspektime të reja bërthamore nga OKB-ja

Lapsi.al 14 September 2025
Irani miraton inspektime të reja bërthamore nga OKB-ja

Këshilli Suprem për Siguri Kombëtare i Iranit ka miratuar një marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) për të rinisur inspektimet, sipas një deklarate të këtij këshilli të publikuar nga mediat iraniane më 14 shtator.

Marrëveshja e arritur në Kajro më herët gjatë javës mes Iranit dhe kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara është shqyrtuar dhe pranuar, tha Këshilli për Siguri përmes një njoftimi.

Këshilli përsëriti qëndrimin e Qeverisë për ta zhbërë marrëveshjen nëse ka “veprime armiqësore” kundër Iranit apo ndërtesave të tij bërthamore. Ai tha se do të jetë i përfshirë në miratimin e çdo mase të re.

Të martën, Irani dhe IAEA u pajtuan për një udhërrëfyes për inspektimet, të nënshkruar nga shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Bisedimet për marrëveshjen u ndërmjetësuan nga Egjipti.

Agjencia e OKB-së për mbikëqyrje bërthamore kishte zhvilluar negociata me përfaqësuesit iranianë për javë të tëra për rinisjen e inspektimeve bërthamore. Fokusi ishte kryesisht për vendndodhjen e më shumë se 400 kilogramë uranium, që sipas IAEA-s, janë afër pastërtisë që kërkohet për armë bërthamore.

Teherani nuk ka treguar vendndodhjen dhe gjendjen e këtij materiali që nga sulmet ndaj ndërtesave të tij bërthamore në qershor, të kryera nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Irani ka shprehur frikën se nëse publikon imazhe të tilla atëherë mund të rinisin sulmet izraelite.

Politikanët e linjës së ashpër janë shprehur kritikë për marrëveshjen. Në qershor, Izraeli dhe Irani zhvilluan një luftë 12-ditore. Izraeli së bashku me SHBA-në sulmuan ndërtesat bërthamore të Iranit, përfshirë edhe uzinën nëntokësore të Fordout./REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI