Flash

E rëndë në Sarandë/ Përplasen dy mjete lundruese, plagosen tre turistë të huaj

Lapsi.al 14 September 2025
E rëndë në Sarandë/ Përplasen dy mjete lundruese,

Një ngjare e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:10 në Sarandë. Mësohet se tre turistë të huaj kanë mbetur të plagosur, pasi dy lundruese në det pranë Kakomesë u përplasën me njëra tjetrën. Bëhet me dije se të plagosurit janë Charlotte Ann Richards nga Australia, Alit El Haj Sofian nga Franca dhe Bionde Catherine nga Italia.

Për t’ju ardhur në ndihmë ndërhyri menjëherë Qendra Kombëtare e Kërkim Shpëtimit, duke i transportuar të plagosurit në Spitalin e Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Operacioni i shpëtimit u koordinua dhe u realizua në kohë reale nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit,Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare dhe Policia Kufitare Sarandë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI