Flash

Tirana nuk fiton as me Bordin, dridhet pankina e Garcia te Flamurtari

Lapsi.al 13 September 2025
Tirana nuk fiton as me Bordin, dridhet pankina e Garcia te Flamurtari

Tirana dhe Flamurtari nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë Superiore, duke ndarë nga një pikë secila skuadër. Përballja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” nisi me ritëm të lartë dhe nuk munguan emocionet që në minutat e para.

Kryeqytetasit arritën të zhbllokonin rezultatin shumë shpejt, falë një goli të Tabekou. Sulmuesi bardheblu u gjend në vendin e duhur pas një harkimi të saktë dhe me një goditje të saktë me kokë mposhti portierin kundërshtar, duke e futur Flamurtarin në vështirësi. Skuadra e teknikut Garcia provoi të reagonte por Ramirez e Oshafi u përplasën me një super Tafas. Tirana krijoi edhe disa raste të tjera në pjesën e parë, por mungesa e saktësisë në finalizim bëri që rezultati të mbetej 1-0 deri në pushimin e ndeshjes.

[video width="658" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/09/68c57b286dc3e-1.mp4"][/video]

Lexo më tej: Mile shkarkohet për dy javë, Tirana bëhet qesharake: “Zgjidhje strategjike”

Në pjesën e dytë, panorama ndryshoi. Vlonjatët u futën më të organizuar dhe arritën të rikthehen në lojë falë një goli të bukur të Samit në minutën e 53-të. Sulmuesi i Flamurtarit përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen vendase dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur ekuilibrin.

Minutat e mbetura sollën përpjekje nga të dyja palët për të gjetur golin e fitores, por edhe pse rastet nuk munguan, rezultati nuk ndryshoi më. Me këtë barazim, si Tirana ashtu edhe Flamurtari e mbyllin javën e tretë me nga dy pikë në klasifikim, duke mbetur ende në kërkim të fitores së parë në këtë kampionat.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI