Flash

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit ku humbi jetën i riu shqiptar në Bolonja (EMRI)

Lapsi.al 12 September 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit ku humbi jetën i riu shqiptar në

Kanë dalë pamjet e aksidentit në Bologna të Italisë ku humbi jetën një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Valerio Maksuti dhe u plagos rëndë një shqiptar tjetër një vit më i madh. Dy të rinjtë ishin në ndjekje nga policia pasi makina me të cilën lëviznin ishte e vjedhur.

Në timon ishte pikërisht 19-vjecari që sipas policisë italiane nuk kishte as leje drejtimi për automjete. Ai është jashtë rrezikut për jetën në spital. Policia i ka komunikuar menjëherë akuzat për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen, vjedhje dhe rezistencë ndaj uniformave të policisë.

I riu, i cili nuk ka precedentë penalë, aktualisht jeton në një komunitet që strehon si të mitur ashtu edhe të rritur. Edhe 18-vjeçari shqiptar që humbi jetën kishte qëndruar në një qendër të tillë deri pak kohë më parë. Ai kishte precedentë penalë në fushën e vjedhjeve. Makina me të cilën udhëtonin u përplas me një shtyllë në Via Murri në Bologna.

Aksidenti ndodhi në orën 5:00 të mëngjesit. Sipas raporteve fillestare të policisë, makina u vu re nga një makinë patrullimi në Via Tolmino. Oficerët iu afruan asaj ndërsa ajo ishte ndaluar në një semafor. Mjeti, një Audi, u largua me shpejtësi drejt semaforit duke bërë që policia t’i vihet pas.

"Një tragjedi që mund të ishte shmangur duke respektuar ligjin". Kështu shkroi në X Ministri Italian i Transportit Matteo Salvini. "Shpresoj vetëm që tani askush të mos mendojë të ndjekë penalisht policinë, e cila bën punën e saj duke vënë jetën e saj në rrezik çdo ditë" – shtoi ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI