Flash

Qesharake! Bajram Begaj firmos dekret për "Diellën" ministre

Lapsi.al 12 September 2025
Qesharake! Bajram Begaj firmos dekret për "Diellën" ministre

Bajram Begaj ka firmosur dekretin që emëron ministre "Diellën" një algoritëm virtual që sipas Edi Ramës do të zhdukë korrupsionin me tenderat në të ardhmen. Dekreti qesharak që mban firmën e presidentit Begaj është i pari në llojin e tij.

Aty shkruhet se "kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale" duke ia lënë kompetencat Edi Ramës, një shpikje që ka tërhequr vëmëndjen e mediave ndërkombëtare por që lë të hapur mundësinë që skandalet për korrupsionin në tendera të mbesin të pahetuara.

Opozita e ka quajtur antikushtetues dokumentin e firmosur nga Begaj. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dekretimi i një ministri kërkon përmbushjen e kritereve të qarta kushtetuese.

"Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja "Diella"?!

Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë" shkruan Bardhi.

Ndërkohë sipas Sali Berishës kjo manovër e Ramës po kryhet për t'i hequr nga duart Belinda Ballukut menaxhimin e tenderave të qeverisë.

"Diella mori tenderat në dorë! Fitore! Të gjitha paratë Ramaduros! Lubia mbetet me lugë bosh" shkruan Berisha që ka shpërndarë një meme që po qarkullon për "Diellën".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI