Flash

Offset kërkon paqe me Cardi B mes divorcit të bujshëm

Lapsi.al 11 September 2025
Offset kërkon paqe me Cardi B mes divorcit të bujshëm

Offset ka vendosur t’i japë fund dramës me  Cardi B, teksa procesi i divorcit mes tyre po vazhdon.

Reperi i njohur u shpreh për TMZ se dëshiron vetëm “paqen” për familjen e tyre dhe që të dy të mund të dalin fitimtarë nga kjo situatë. “Duam vetëm paqe. Ne kemi fëmijë për t’u kujdesur,” tha ai.

Ish çifti ka tre fëmijë së bashku: vajzat Kulture Kiari, 7 vjeç dhe Blossom Belle, 1 vjeç, si edhe djalin Wave Set, 4 vjeç.

Offset shtoi se do ta mbështesë daljen e albumit të ri të ish-bashkëshortes së tij, “Am I the Drama”, që publikohet më 12 shtator. Ai madje u shpreh optimist se të dy mund të jenë konkurrentë për Albumin e Vitit në Grammy 2026.

Nga ana tjetër, Cardi B nuk ka qenë aq e kursyer në deklaratat e saj. Në një intervistë për Billboard më 3 shtator, kur u pyet nëse e shihte një miqësi afatgjatë me Offset, ajo u përgjigj shkurt:

“E provova… Pyetje tjetër.”

Reperja 32-vjeçare ka akuzuar ish-partnerin në qershor për mungesë përgjegjësie ndaj fëmijëve, duke thënë se nuk ka kontribuar për shpenzimet e tyre për “një vit të tërë.”

Cardi B paraqiti kërkesën për divorc në korrik 2024, me synimin kryesor për të marrë kujdestarinë kryesore të fëmijëve. Burime pranë çiftit kanë thënë se dyshja, “thjesht ishin larguar me kohë nga njëri-tjetri.”

 

 

Të këshilluara

Akuza të reja ndaj Justin Baldoni

Justin Baldoni po përballet me akuza të reja nga një person anonim, i cili pritet të dëshmojë kundër tij në procesin gjyqësor me Blake Lively. Sipas një dekl...

15:10

Olivia Wilde në romancë të re dashurie

Olivia Wilde duket se ka gjetur romancën e re pranë Caspar Jopling, ish-bashkëshorti i këngëtares Ellie Goulding. Sipas fotove të siguruara nga Page Six, dys...

17:20

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI