Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Ish-trajneri i Flamurtarit Agostinelli e humbja e të birit: “Përse mua?"

Lapsi.al 11 September 2025
Ish-trajneri i Flamurtarit Agostinelli e humbja e të birit:

Andrea Agostinelli dhe futbolli janë një binom i pandashëm që nga koha kur ai djalosh bjond i lindur në Ankona nisi të ndiqte një top në të rinjtë e Lazios, duke debutuar më pas në Serie A në moshën 18-vjeçare më 19 tetor 1975 kundër Perugias. Sot Agostinelli është 68 vjeç dhe pas një karriere shumë të gjatë si lojtar e më pas si trajner, vazhdon të stërvisë: në sezonin e fundit ka arritur ngjitjen në kategorinë më të lartë me Flamurtarin në Shqipëri, “por kam vendosur të largohem për shkak të divergjencave të programimit me shoqërinë”.

Jeta e teknikut Agostinelli, që në Shqipëri ka drejtuar edhe Skënderbeun e Partizanin, është shënjuar në mënyrë të pashlyeshme nga dhimbja ndoshta më e madhe që një njeri mund të përjetojë: humbja e një djali. Gianmarco ka vdekur në vitin 2014 në moshën 33-vjeçare, në rrethana të lidhura me përdorimin e drogës. Një zi që Andrea nuk ka arritur ta përpunojë plotësisht, duke vazhduar të bëjë pyetje që nuk mund të kenë përgjigje: “Po sikur të mos e kisha lënë vetëm atë natë? Pse mua?”.

Djali i teknikut Andrea Agostinelli u gjet i vdekur në hotel

Gianmarco Agostinelli u gjet pa jetë në mëngjesin e 24 gushtit 2014, në një dhomë hoteli në Montecatini Terme. Trupi pa jetë u zbulua nga stafi i pastrimit. Raporti i parë mjekësor tregoi arrest kardiocirkulator si shkak të mundshëm të vdekjes dhe në dhomë u gjetën disa doza kokaine, në paketime të vogla, disa tashmë të konsumuara. “Gjithçka që është lexuar fatkeqësisht është e vërtetë”, konfirmon sot tekniku markez lidhur me përdorimin e kokainës.

Agostinelli rrëfen kur djali i tij ra në varësinë që do t’i kushtonte jetën: “Ka filluar të përdorë në vitin 2003, ndërsa unë stërvisja Napolin. Dhe të mendosh që në shtëpinë time nuk kishte hyrë kurrë asgjë, as një cigare. Kur unë dhe gruaja ime e zbuluam, ai u justifikua: ‘E bëjnë të gjithë’. E kemi dërguar në komunitet, përmes njohjeve të mia ai ia doli të bëjë rrugën e tij në futboll. Madje kishte debutuar edhe në C2”.

Dhimbja pa fund e Agostinellit: “Koha nuk e fshin asgjë”

Karriera sportive nuk mjaftoi për ta larguar Gianmarcon nga droga, sot ajo që mbetet është dhimbja e pashuar e Andreas: “Kur përjeton një tragjedi të tillë, për gjysmë vdes edhe ti, nuk ngrihesh më – shpjegon Agostinelli për ‘Corriere della Sera’ – Është një fakt i panatyrshëm, një pjesë e zemrës shkon në nekrozë. Dhimbja mund të mësohet vetëm ta menaxhosh. Koha nuk e fshin asgjë. Jam fajësuar edhe për gjërat më të vogla. Shumë herë i kam thënë vetes: ‘Po sikur të mos e kisha lënë vetëm atë natë?’. Nuk e gjeja një arsye. ‘Pse mua’, pyesja. Nuk ka një moment të ditës që nuk e mendon. Është ende e vështirë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI