Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Edgar Davids mashtrohet nga një mike, i rrëmbeu 37 vepra arti: e zbuloi në Instagram

Lapsi.al 11 September 2025
Edgar Davids mashtrohet nga një mike, i rrëmbeu 37 vepra arti: e
Koleksioni i çmuar i veprave të artit i Edgar Davids po zbrazhej pak nga pak pas shpinës së tij, pa e kuptuar ai asgjë. Ish-futbollisti i Juventusit ka qenë viktimë e një mashtrimi të kryer nga një mike e familjes së tij, një person i besuar deri në atë pikë sa të kishte çelësat e njërit prej apartamenteve të tij në Londër: është një histori surreale që holandezi e zbuloi krejt rastësisht falë një mesazhi që i ishte dërguar në Instagram nga një person që mendonte se po blinte rregullisht një nga veprat e tij. Në fakt ishte në të gjitha aspektet një vjedhje nga Nabila Habiby që kishte vënë peng pasuritë e lojtarit për një vlerë prej gati 200 mijë eurosh. Veprat e artit më pas ishin nxjerrë në ankand, e gjithë kjo pa dijeninë e lojtarit që i besonte të sigurta në një strukturë në Enfield. Rasti është çuar në gjykatë dhe vendimi në nëntorin e ardhshëm do ta dënojë gruan për mashtrim për veprat e kryera mes viteve 2014 dhe 2016.

Vjedhja nga koleksioni i artit i Edgar Davids

Ish-mesfushori i Juventus, Barcelonës dhe Tottenham është një i apasionuar i madh pas artit bashkëkohor dhe gjatë viteve ka krijuar një koleksion me shumë respekt që pa dijeninë e tij është shitur në ankand. Gjithçka ka filluar kur ka lindur miqësia mes Edgar Davids dhe Nabilës që për një kohë madje ka qëndruar në vilën e tij: gruaja kishte çelësat e shtëpisë së tij në veri të Londrës dhe aty ka jetuar për një periudhë për t’u kujdesur për të gjitha pasuritë e lojtarit që ndërkohë ishte zhvendosur në një apartament të ri. Por pak nga pak ka vjedhur 37 vepra arti për t’i shitur në bankën e pengjeve duke përfituar rreth 200 mijë euro. Një dëm ekonomik i rëndësishëm, por edhe më shumë një plagë në zemrën e lojtarit që i besonte verbërisht asaj personi. Holandezi e ka zbuluar mashtrimin vetëm në vitin 2017, krejt rastësisht: veprat ishin shitur rregullisht në ankand (pa e ditur ai gjë) dhe një ditë një blerës kishte vendosur t’i shkruante në Instagram për t’i kërkuar historinë e një pjese që mbante emrin e tij në pjesën e pasme dhe që do të donte ta blinte. Ka qenë një dush i ftohtë për Edgar Davids që ka zbuluar gjithë mashtrimin e kurdisur pas shpinës së tij. Koleksioni i artit nuk ishte ruajtur në një strukturë siç priste ai, por ishte copëtuar pak e nga pak për të nxjerrë para dhe për të nisur ankande pa e kuptuar ai asgjë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI