Flash

Rama nisi Çuçin në Vlorë, prapaskenat e "dorëheqjes" së Ermal Dredhës

Lapsi.al 10 September 2025
Rama nisi Çuçin në Vlorë, prapaskenat e

Dorëheqja e Ermal Dredhës nga drejtimi i bashkisë Vlorë nuk është një rrufe në qiell të hapur. Është veçse epilogu i një përplasje me kryeministrin Rama dhe dihej që do të kishte këtë fund.

Burime pranë PS i thanë Lapsi.al se të mërkurën drejt Vlorës kishte udhëtuar drejtuesi politik i socialistëve, Bledi Çuçi, misioni i të cilit ishte të sigurohej që Ermal Dredha do të finalizonte dorëheqjen e tij të detyruar.

E jo vetëm kaq, por përpara se të largohej nga detyra të emëronte edhe nënkryetarin e ri, i cili do të marrë kompetencat e kryetarit të bashkisë.

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e gjyqit politik me dyer të mbyllura Vlorë

Elis Halili, njeriu i kompanisë “Fusha” në Vlorë, është emëruar sot si nënkryetar i bashkisë. Synimi është i qartë, i tha burimi Lapsi.al, që që Halili të marrë drejtimin e bashkisë deri në përgatitjen e zgjedhjeve të reja për Vlorën.

Çuçi ka drejtuar grupin e punës për riorganizimin e Bashkisë Vlorë pas shkarkimeve masive që Rama urdhëroi në muajin korrik.

Përgjatë këtij procesi ka pasur përplasje të tjera me Ermal Dredhën, i cili ishte i detyruar të pranonte cdo propozim që i vinte prej Ramës dhe Çuçit.

Praktikisht në këto muaj kryebashkiaku i Vlorës u shndërruar në një kukull që vetëm firmoste cfarë i kërkonte Rama, Çuçi apo Mazniku.

BIRN: Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën ndarjen ligjore të pushteteve

Gjeneza e kësaj përplasje pa kthim mes Ramës dhe Dredhës nuk lidhet vetëm me administrimin e qytetit, por edhe me hezitimin në disa raste të kryebashkiakut të Vlorës për të miratuar symbyllur cdo porosi të shefit të Rilindjes.

Afërmendsh që ai i frigohej goditjeve si ajo ndaj Shpëtim Gjikës apo edhe Erion Veliajt së fundi.

Andi Bushati: Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Deri më tani s’ka një shpjegim prej vetë Dredhës për arsyet e dorëheqjes e mbase ato arsye nuk do t’i artikulojë asnjëherë duke respektuar kështu “omertan” brenda organizatës së Rilindjes. E vetmja gjë që dihet deri tani është letra formale e dorëheqjes së ish kryebashkiakut drejtuar kryeministrit ku ai e falenderon atë duke shpresuar në angazhime te reja publike. "Z. Kryeministër,

Ju falënderoj për bashkëpunimin institucional! Ky vendim nuk ndryshon as respektin dhe as përgjegjësinë që ndjej ndaj vendit tim dhe ndaj qytetarëve tanë.

Ju falënderoj për çdo mbështetje që më keni dhënë dhe për çdo shpresë që kemi ndarë së bashku. Unë mbetem i përkushtuar ndaj komunitetit tim dhe do të vazhdoj të kontribuoj në forma të tjera për të mirën e përbashkët".Me respekt të thellë, Ermal Dredha

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI