Flash

Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha

Lapsi.al 10 September 2025
Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Lajmi bëhet i ditur nga burime prane bashkisë së Vlorës, që kanë konfirmuar për lapsi.al se kryebashkiaku është dorëhequr mbrëmjen e sotme.

Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme.

Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit prill të vitit 2023. Pak kohë më parë ai pati një përplasje të fortë publike me kryeministrin Eri Rama, ku ky i fundit e kritikoi publikisht. 

[video width="720" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/09/WhatsApp-Video-2025-06-19-at-7.45.54-PM-1.mp4"][/video]

LEXO EDHE: Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e ‘gjyqit politik’ me dyer të mbyllura Vlorë

Andi Bushati: Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Ermal Dredha ka shërbyer më parë si Drejtor i Protokollit të shtetit, Konsull italian në Bari dhe vitet e fundit si Ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në prill të vitit 2023, ai u përzgjodh si kandidat i Partisë Socialiste të Shqipërisë për kryetar në Bashkinë e Vlorës, detyrë që e mori në muajin korrik. Ermal Dredha është i martuar dhe baba i dy vajzave. /LAPSI.al

Të këshilluara

Shakira rikthehet me ish partnerin?

Marrëdhënia mes Shakirës dhe Antonio de la Rúa-s është rikthyer në qendër të vëmendjes. Së fundmi, një video e regjistruar të shtunën, më 30 gusht, ka tërhequr ...

19:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI