Flash

Dyshohet se ndërtoi 8 objekte pa leje, arrestohet një person në Kukës

Lapsi.al 10 September 2025
Dyshohet se ndërtoi 8 objekte pa leje, arrestohet një person në

Një person është arrestuar në Kukës, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje tetë objekte dhe një pishinë brenda rrethimit të banesës së tij.

Ndërtimet u konstatuan në lagjen “Gjomakaj”, në fshatin Llugjaj, Bashkia Tropojë. Hetimet për këtë çështje vijojnë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës u arrestua shtetasi R.Gj., nën hetim për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ parashikuar në nenin 199/a, paragrafi 4, i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.509, datë 08.09.2025, pas referimeve të policisë së shtetit, në vendin e quajtur lagjja “Gjomakaj”, (fshati Llugjaj), Njësia Administrative Llugaj, Bashkia Tropojë u konstatuan 8 objekte dhe një pishinë në ndërtim e sipër të cilat ndodheshin brenda rrethimit të banesës së shtetasit R.Gj.

Këto objekte janë me përmasa 10x6m të ngritura mbi kolona betoni dhe të rrethuara me mur tulle me ngjyrë të kuqe dhe solete sipër.

Objektet e ndërtuara dhe pishina ndodhen brenda rrethimit të baneses së shtetasit R.Gj. dhe rreth e përqark objekteve ka materiale ndërtimi si zhavorr, tulla etj. Veprimet hetimore mbi këtë çështje vijojnë.

Sipas Prokurorisë së Fierit, ndalimi i shtetasit R.Gj. u bë me kërkesë të saj dhe pas hetimeve të Policisë së Shtetit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike në vendin tone, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen ng...

07:33

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI