Flash

Detaje të reja/ U qëllua në qafë, nderron jetë aleati i Trump

Lapsi.al 10 September 2025
Detaje të reja/ U qëllua në qafë, nderron jetë aleati i

Charlie Kirk, aktivisti i fuqishëm i krahut të djathtë, aleat i Trump dhe drejtor ekzekutiv i Turning Point USA ndërroi jetë pasi u qëllua në qafë këtë të mërkurë teksa fliste në një aktivitet në kampusin universitar në Utah.

Në disa video të publikuara në mediat sociale, 31-vjeçari Kir shihet duke u goditur nga një plumb ndërsa fliste i ulur nën një tendë në oborrin e Universitetit të Luginës së Utah. Pamjet video tregojnë gjithashtu studentë në kampus duke ikur nga zhurma e të shtënave.

LEXO EDHE: PAMJE TE RENDA/ Qëllohet në publik aktivisti amerikan, reagon Trump

Në një postim në X të mërkurën pasdite, universiteti tha se kampusi ishte i mbyllur.

Një zëdhënës i Universitetit i tha New York Times se Kirk u godit nga një i dyshuar që kishte qëlluar nga një ndërtesë rreth 200 metra larg. Një person që u nadlua menjëherë pas ngjarjes u la i lirë.

Duke shkruar në Truth Social, Donald Trump mbajti zi për vdekjen e Kirk, duke thënë: “I Madhi, dhe madje Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur. Askush nuk e kuptoi ose nuk e kishte Zemrën e të Rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të GJITHË, veçanërisht unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Charlie, të duam!”

Dëshmitarët okularë i thanë The Guardian se Kirk po pyetej pikërisht për vrasjet masive në SHBA kur u qëllua në qafë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shakira rikthehet me ish partnerin?

Marrëdhënia mes Shakirës dhe Antonio de la Rúa-s është rikthyer në qendër të vëmendjes. Së fundmi, një video e regjistruar të shtunën, më 30 gusht, ka tërhequr ...

19:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI