Flash

Arrest shtëpie për avokatin Besart Logu, dyshohet për ndikim të paligjshëm

Lapsi.al 10 September 2025
Arrest shtëpie për avokatin Besart Logu, dyshohet për ndikim

Mëngjesin e 10 shtatorit, me urdhër të prokurores së Posaçme Doloreza Musabelliu u ekzekutua masa e sigurisë “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, i cili akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Logu dyshohet se i ka marrë 8 mijë euro një klienti italian, duke i premtuar ndërhyrje pranë prokurorëve dhe gjyqtarëve në Tiranë për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj tij. Klienti në fjalë ishte nën hetim për një skemë mashtrimi me TVSH dhe ka denoncuar rastin pranë autoriteteve.

Pas ekzekutimit të masës, agjentët e BKH-së ushtruan kontroll në banesën dhe zyrën e tij, duke sekuestruar celularin, kompjuterin dhe dokumente që mund të lidhen me çështjen.

Besart Logu është një figurë e njohur publike dhe pjesë e strukturave të Partisë Demokratike. Aktualisht mban postin e zv.drejtorit të Departamentit të Drejtësisë në PD, ndërsa më herët ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të partisë dhe sekretar i degës numër 7 në Tiranë. Në aspektin profesional, Logu ka punuar në disa studio ligjore para se të themelonte në prill 2018 studion e tij “Logu”.

Çështja mbetet e hapur, ndërsa SPAK pritet të thërrasë dëshmitarë dhe të verifikojë çdo provë materiale të sekuestruar. Prokuroria e Posaçme ka paralajmëruar se hetimi nuk përfundon vetëm tek avokati, por mund të shtrihet edhe më gjerë, në varësi të të dhënave që do të dalin gjatë procedurës.

Të këshilluara

Macron shpall kryeministrin e ri të Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur ministrin 39-vjeçar të Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, një mbështetës të flaktë të tij, si kryeministrin e ri në ve...

20:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI