Flash

“Serbia?Shumë bukur doli”: Hysaj ironizon, Asllani shmang dëmtimin: “Bëra ekografinë”

Lapsi.al 9 September 2025
“Serbia?Shumë bukur doli”: Hysaj ironizon, Asllani shmang

“Duhej fitorja se sbën, që të vazhdohej ëndrra që kishim në kokë. Jam gëzuar që fituam, dhe pse një ndeshje me shumë lodhje mendore e fizike. Këto ndeshje duhet t’i mbyllim shumë më shpejt se sa t’i lëmë 1-0”. Elseid Hysaj nuk e fsheh çlirimin pas fitores me Letoninë, në kualifikueset e Botërorit 2026. Mbrojtësi koleksionoi një tjetër prezantim pozitiv, por megjithatë ka një apel: “Nuk mundemi më të luajmë me 1-0, se futbolli ka ndryshuar. Edhe Letonia, edhe ne mund të bënim gol në fund. Me raste duhet të shfrytëzonim e shkonim 2-0, se mund të komplikohej ndeshja në fund. Duhet të punojmë më shumë në fazën sulmuese”.

Hysaj pastaj u ndal te Broja, I shuar e nën ton edhe në këtë ndeshje: “Unë e kuptoj Brojën çfarë lojtari është e mundohem ta vë në pozitën më të mirë. Është një djalë me potencial të fortë, por është pak si i mbyllur në veten e tij. Por jam i bindur që herët a vonë do shpërthejë e do të na ndihmojë më shumë”.

Lexo më tej: “Të gjithë e dinë çfarë ndodhi”: Hysaj zbulon se çfarë i ka thënë Sylvinho lojtarëve

Në fund edhe një ironizim për Serbinë, që doli e dërrmuar në shtëpi 5-0 ndaj Anglisë: “Shpresojmë të fitojmë të radhës, po fituam besoj se do të jetë ndeshja më e bukur e jetës time. Serbia? E morëm vesh, shumë bukur doli”, tha Hysaj.

Asllani: “Duhet të bëjmë golin e dytë se pastaj ka probleme”

“Emocion i madh se ishte një finale për ne, duheshin tre pikët. Jam i lumtur për skuadrën se vrapuam gjithë ndeshjen. Duheshin tre pikët”. Kristjan Asllani shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Letonisë, duke e konfirmuar veten si i pagabueshëm nga 11 metra: “11 në 11 apo jo? Ta gjuaja ndaj Serbisë? Këto gjërat i zgjedh trajneri, unë kam qejf të gjuaj penalltitë e goditjet e dënimit. Por rëndësi janë 3 pikët. Me Serbinë ishte super, mungonte goli që erdhi sot, duhet të punojmë e bëjmë golin e dytë se në fund kishim probleme”.

Pastaj mesfushori i Torinos konfirmon se dëmtimi është evituar, edhe pse në momentin e kontaktit u frikësua për më të keqen: “Mora një goditje me taka në gju, mendoja se ishte i kuq. Punova me stafin mjekësor dhe jam i lumtur. Besoja se mund të mos futesha më, sapo bëra ekografinë, nuk ka asgjë. Jam i lumtur, sonte ishte finale dhe jam i lumtur për skuadrën”.

Gjimshiti qan rastin e humbur: “E treta e vërteta”

“Sigurisht që jemi të lumtur për 3 pikët që fituam këtu në shtëpinë tonë që të mbajmë hapur rrugëtimin për të pasur mundësi të kualifikohemi. Pjesa e parë ishte e mirë, në pjesën e dytë sikur e ulëm pak ritmin, lodhja ishte fakti më i rëndësishëm te skuadra jonë që duhet ta përmirësojmë urgjentisht”. Berat Gjimshiti nuk kapet nga euforia pas fitores me Letoninë dhe vendit të dytë në grup. Kapiteni kërkon të korrigjohen ato të meta që sipas tij ishin evidente në këtë ndeshje.

Gjimshiti megjithatë e ka mendjen ende te rasti I humbur për të bërë 2-0: “Përsa i përket rastit të golit e kisha edhe të njëjtin rast me Atalantën, shpresoj që të shënoj herën e tretë, por e rëndësishme është fitorja. Unë në atë moment sduhet të mendoj për ndryshimet e lojtarëve, e mendon trajneri atë, sapo filloi sezoni, nuk jam as unë në nivelin më të lartë”.

Shehu: “U tërhoqëm për të menaxhuar rezultatin”

“Të them drejtën ishte ndeshje e vështirë, e kishim përgatitur mirë, ata ishin shumë të mbyllur mbrapa. Na duheshin 3 pikët sepse e dinim që nëse nuk i merrnim do të ishte e vështirë për të vazhduar në rrugëtimin tonë për në Botëror”. Julian Shehu ishte një nga ata lojtarë që dhanë gjithcka në fushë kundër Letonisë. Mesfushori ndonëse prej pak ndeshjes kontigjent i kombëtares ka marrë rolin e liderit në fushë.

“Jemi shumë të lumtur për fitoren – tha ai pas ndeshjes -. Nuk mund të them se ishim të lodhur, por u tërhoqëm për të menaxhuar rezultatin, për ta bërë sa më të thjesht fitoren, patëm shanse për ta thelluar rezultatin por nuk ja dolëm. E kishim përgatitur ndeshjen për topa vertikalë, rrezikuam disa herë më Brojën nga krahu, nuk i shfrytëzuam rastet që patëm”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI