Flash

Sekuestrohet 61 kg hashash në Itali, 3 vajza shqiptare në pranga

Lapsi.al 9 September 2025
Sekuestrohet 61 kg hashash në Itali, 3 vajza shqiptare në pranga

Skuadra e lëvizshme e Rovigos i ka dhënë një goditje tregut të trafikimit të drogës në zonën e Padovës. 61 kg hashash u sekuestruan nga forcat e rendit. Operacioni u zhvillua më 27 gusht në komunën e Boara Pisani.

Prokurorja e Rovigos njoftoi se ka ngritur akuza për transport dhe posedim të rëndë të një sasie të madhe narkotikësh kundër E.Z., një banore 29-vjeçare shqiptare e Rovigos; F.T., një grua 32-vjeçare shqiptare gjithashtu banore në Rovigo; A.M., një banore 26-vjeçare shqiptare e Villadosa si dhe për një 21-vjeçare italiane. Kjo e fundit ishte e vetmja e panjohur për forcat e rendit deri në bastisjen e 27 gushtit.

Arrestimi ndodhi në flagrancë. Hetuesit i kishin ngritur një kurth bandës. Gjatë kontrollit, u sekuestruan jo vetëm droga, por edhe materiale të ndryshme të përdorura për paketimin e dozave. U gjetën edhe 36 mijë euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhura nga aktivitete të mëparshme të paligjshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Macron shpall kryeministrin e ri të Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur ministrin 39-vjeçar të Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, një mbështetës të flaktë të tij, si kryeministrin e ri në ve...

20:27

Izraeli bombardon Katarin

Izraeli shënjestroi anëtarë të lartë të udhëheqjes së Hamasit në një sulm sot, në Katar. Katari ka ndërmjetësuar të ndalojë luftën në Gaza. Fati i zyrtarëve t...

15:44

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI