Flash

Listë e zezë për ndërtuesit që shkelin projektin e lejes

Lapsi.al 9 September 2025
Listë e zezë për ndërtuesit që shkelin projektin e

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për masa më të rënda ndëshkuese ndaj personave që kryejnë ndërtime të paligjshme, apo ata që abuzojnë me lejen.

Gjatë prezantimit të masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, Rama tha se edhe ndërtuesit që shesin dy herë një apartament, do të ndëshkohen dhe objekti do të konfiskohet menjëherë.

“Nuk bën vaki më me hapjen e platformave deri të rruga. E dyta është për paligjshmërinë e ndërtimit të ligjshëm. Një tjetër fenomen që do e ndalim njëherë e mirë.

Ka një përmirësim të ndjeshëm, por nuk na intereson përmirësimi, por vetëm çfarë nuk shkon. Do të bëjmë të gjitha këto ndryshme duke ngarkuar me përgjegjësi të gjithë njerëzit që janë hallkat e ndërtimit.

Në një ndërtim ku projekti transformohet shpërfytyrohet, të gjithë janë pjesë e një zinxhiri fajësie, në qendër është ndërtuesi. Ndërtuesit që do zihen në faj do hynë në listën e zezë dhe nuk do ndërtojnë dot më.

Nuk mund të vazhdojmë të shohim sesi disa ndërtues mashtrojnë qytetarët. Arrihet deri në absurdin që një apartament do shiten dy herë, masa do të jetë e rëndë dhe do jetë imediat konfiskimi i pronës. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të bllokohet zinxhiri” -u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI