Flash

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Në 17 shtator nis votimi me postë

Lapsi.al 8 September 2025
Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Në 17 shtator nis votimi me

Në javën e ardhshme, më 17 shtator, pritet të fillojë procesi i votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Koosvës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Ky proces do të vlejë për rreth 44 mijë shtetas të Kosovës, të cilët janë bërë pjesë e procesit zgjedhor, duke u regjistruar për votim me postë në zgjedhjet e nivelit lokal.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar si do të zhvillohet votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës. Detajet e tjera dhe procedurat specifike, ka shtuar Elezi, do të publikohen shumë shpejt nga KQZ-ja, duke siguruar transparencë dhe qartësi për çdo votues.

“Periudha e votimit përmes postës vlen vetëm për votuesit jashtë Kosovës që janë regjistruar për votim përmes postës në periudhën 23 korrik – 29 gusht 2025. Votimi përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor. Pra, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Zgjedhjet Lokale nuk ka votim në përfaqësi diplomatike, por vetëm përmes postës”, tha Elezi.

Në këtë proces zgjedhor, votuesit jashtë Kosovës nuk do të shkarkojnë fletëvotimet nga uebfaqja e KQZ-së, siç kanë bërë në zgjedhjet e kaluara, por do t’i pranojnë nga KQZ-ja në adresën e tyre të cilën e kanë deklaruar gjatë regjistrimit. Në këto Zgjedhje Lokale, votuesit e regjistruar do të pranojnë nga dy fletëvotime, një për Zgjedhjet për Kryetar Komune dhe një tjetër për Zgjedhjet për Kuvend Komunal.

Sipas KQZ-së, së shpjeti do të publikohen adresat e kutive postare që do të hapen në shtete të ndryshme.

Po ashtu, sipas shpjegimeve nga KQZ, shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, largohen nga Lista e Votuesve brenda Kosovës e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe rrjedhimisht nuk mund të votojnë në Kosovë.

Ndërkaq, shtetasit që nuk janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, do ta gjejnë emrin e tyre në Listën e Votuesve brenda Kosovës. 

Të këshilluara

Rrëzohet qeveria në Francë

Kryeministri i Francës, François Bayrou, ka humbur votën e besimit që vetë kërkoi ndaj qeverisë së tij, duke çuar në rrëzimin e ekzekutivit që drejtonte. Asa...

19:10

Të jetosh me dy ritme

Ne shpesh e përshkruajmë balancën si një gjendje të vetme, por në të vërtetë jetojmë dy ritme tëndryshme. Gjatë ditës, jemi të hapur, aktivë, të lidhur me ritmi...

17:01

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI