Flash

"Pyetini a fitohet 6-0?": Sylvinho i bezdisur nga Gjibraltari, lajmëron ndryshime

Lapsi.al 8 September 2025
"Pyetini a fitohet 6-0?": Sylvinho i bezdisur nga Gjibraltari,

Letonia është një pengesë kruciale në rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit 2026. Një rezultat tjetër vec fitores do ta bënte transfertën e tetorit në Beograd të ishte me dy rezultate kundër në tre dhe Sylvinho nuk dëshiron të shkojë në përballjen vendimtare në ato kushte. "Edhe nëse ka presion, kur ti e ke çdo gjë në dorë, është një moment i mirë. Sigurisht që në futboll luan 11 kundër 11, çdo lloj rezultati ekziston, por futbolli është i tillë".

Tekniku brazilian ka pranuar se do të ndryshojë në krahasim me miqësoren me Gjibraltarin, por si gjithnjë pa bërë emra. "E kam thënë 10 ditë më parë, nuk e kisha zgjedhur formacionin, por do të ndryshojmë. Ndoshta në fazën mbrojtëse e sulmuese. Kemi seancën e fundit dhe do të zgjedh formacionin, por do të ndryshojmë -, tha Sylvinho, që ka shpërthyer i bezdisur nga pyetjet për performancën e dobët në miqësore -. Duhet të shihja disa lojtarë, Berisha nuk ishte me ne për 6 muaj, por herën e parë si titullar, duhej ta shihja. Duhet të shihja Pajazitin, Kaçurrin, Dajsinanin, Simonin e Shpendin. Pyetini a mund të fitohet 6-0! Pastaj padyshim prisja më shumë në miqësore".

Lexo më tej: "Ndeshja nesër mund të ndryshojë grupin": Gjimshiti mesazhin e ka për Serbinë

Tekniku ka justifikuar edhe zgjedhjet e tij për lojtarë që nuk kanë luajtur asnjë minutë, ose kanë luajtur shumë pak: "Më shumë se të shqetësohem për lojtarët që nuk janë në listat e skuadrave të tyre për Europën, shqetësohem për ata që kanë ndryshuar ekipin pasi ndryshon metodologjia. Nuk jemi në nivelin për të zgjedhur lojtarët që kanë më shumë minuta me skuadrat e tyre”.

Sylvinho është i shqetësuar mbi të gjitha në goditjet standarde, gjë që prapavija e tij duhet ta ketë kujdes nesër në Arenën Kombëtare: “Gjithçka është e hapur, duhet të përballemi me skuadra të vështira, fizike, të organizuara. Ata nuk shqetësohen nëse është 0-0 apo 0-1, qëndrojnë në lojë, me goditje standarte janë të rrezikshëm. Golat që kanë shënuar kanë qenë 3 me goditje standarte, janë shtatlartë. Jemi përgatitur për nesër, do të jetë e vështirë, por do të jetë një ndeshje kyçe për ne".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI