Flash

Bajram Begaj cakton datën për nisjen e Kuvendit dhe i bën jehonë propagandës së Ramës

Lapsi.al 8 September 2025
Bajram Begaj cakton datën për nisjen e Kuvendit dhe i bën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur dekretin për mbledhjen e parë të legjislaturës së 11-të të Parlamentit.

Parlamenti do të mbajë seancën e parë në datën 12 shtator, në orën 10:00.

Whatsapp Image 2025 09 08 At 14.44.37

Begaj, në një shkrim shoqërues mbi dekretin, i ka bërë edhe jehonë propagandës së Ramës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Me bindje të plotë, sikurse Rama, Begaj e quan këtë moment historik për Shqipërinë.

"Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane" - shkruan Begaj, duke vazhduar të thotë se çfarë duhet të bëjë Kuvendi në këtë drejtim.

"Prioriteti madhor i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët dhe vendi, si ato të sigurisë, drejtësisë, demografisë, ekonomisë, zhvillimit të qëndrueshëm, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, ndryshimet klimatike, mbrojtja e mjedisit, teknologjisë dhe inteligjencës artificiale kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të qëndrueshme.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një proces transformues dhe i rëndësishëm strategjik, që kërkon reforma të thella dhe angazhim të palëkundur. Përmes punës së përditshme dhe vendimmarrjeve tuaja duhet të përmbushim çdo kriter dhe të përballemi me çdo sfidë për Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian.

Me rëndësi madhore për të ardhmen evropiane të vendit është kalimi nga reforma në drejtësi, te drejtësia funksionale dhe e pavarur, ku askush nuk është mbi ligjin dhe me vendosmëri luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni" - shkruan Presidenti Begaj. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Vrasja në Shkodër, Berisha reagon ashpër

Ngjarja e rëndë e Shkodrës, me bilanc 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, ka sjellë edhe reagime politike. Kryetari i opozitës, Sali Berisha, e cilësoi Shkodrën si...

13:14

Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër

Në Shkodër, Autori i dyshuar pasi ka ndjekur dy viktimat brenda lokalit dhe ka qëlluar ndaj tyre, ka dalë jashtë nga një derë dytësore dhe ka ecur në këmbë me a...

12:00

Plagosja në Durrës, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në Durrës. Blutë bëjnë me dije se tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa po marrin ...

16:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI