Flash

Verstappen pa rivalë në Monza, McLaren lë jashtë podiumit Ferrarin në GP të Italisë

Lapsi.al 7 September 2025
Verstappen pa rivalë në Monza, McLaren lë jashtë podiumit
Pas pole position-it të tretë, Max Verstappen regjistron fitoren e tij të tretë në Çmimin e Madh të Italisë me një performancë të përsosur që e pa të kalonte i pari vijën e finishit përpara dy makinave McLaren të Lando Norris dhe Oscar Piastri. Jashtë podiumit Ferrari: vendi i katërt për Charles Leclerc përpara George Russell (Mercedes), i gjashti për Lewis Hamilton. Vendi i nëntë në klasifikim për Andrea Kimi Antonelli, autor pa dashje i një nisjeje të keqe në momentin e fikjes së semaforit dhe më pas i penalizuar për një kontakt gjatë garës. AKA mbyll pas Alexander Albon (Williams) dhe Gabriel Bortoleto (Sauber) dhe përpara Racing Bulls të Isack Hadjar që vulos “top ten” final.

Verstappen i pandalshëm

Për Verstappen bëhet fjalë edhe për fitoren e tretë të sezonit pas asaj të Çmimit të Madh të Japonisë dhe asaj të GP-së së Emilia Romanjas në Imola. Dy nga dy pra për katër herë kampionin e botës holandez këtë vit në Itali. Në përplasje të drejtpërdrejtë me Norris menjëherë pas nisjes, Verstappen preu Prima Variante dhe më pas ia dorëzoi pozicionin e parë anglezit të McLaren, për ta rimarrë tashmë në xhiron e katërt dhe për t’u shkëputur drejt fitores. Gara u rindez në fund nga një problem me pistoletën e ndërrimit të gomave në pit stop-in e Norris, i cili humbi vendin e dytë nga Piastri. Me kërkesë nga bokset e McLaren, australiani ia la sërish vendin Landos.

Rikuperon Norris

Me vendin e dytë në Monza, Norris rikuperon tre pikë në klasifikimin e përgjithshëm ndaj shokut të skuadrës Piastri (tani avantazhi i Oscar është tridhjetë e një pikë), i cili në garë nuk shkëlqeu në mënyrë të veçantë, përveç një parakalimi të jashtëzakonshëm ndaj Leclerc nga jashtë në kthesën e parë të Lesmos në fazat fillestare të GP-së. Tërheqje në mes të distancës për Fernando Alonso me një problem në pezullim pas një kalimi veçanërisht të fortë mbi trotuarin në dalje të Variante Ascari. Nuk mori as nisjen Nico Hulkenberg, të cilit Sauber i kërkoi të sillte makinën përsëri në bokse në fund të xhiros së rikognicionit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI